Moti i keq sjell sërish hapjen e portave, banorët të frikësuar nga përmbytjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Reshjet e shtuara të shiut gjatë natës kanë bërë që të rikthehet paniku tek banorët e zonës së Mirditës, kjo edhe për shkak se kompania Kurum ka hapur portat e Hidrocentralit të Shkopetit pa vënë në dijeni Bashkinë e Kurbinit.

Burime nga  Abc,thonë se pavarësisht se nuk pati përmbytje, banorët kanë qenë të frikësuar gjatë gjithë kohës, pasi prurjet në lumin Mat edhe mund të shtoheshin.

Sipas tij e gjithë situata e krijuar vjen pasi kompania Kurum sa herë që ka reshje me intensitet të lartë shiu hap portat e Hidrocentralit të Shkopetit, pa njoftuar kompanitë.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Çfarë ka ndodhur në Kurbin ditën e sotme.

Zani: Në orën 8 të mëngjesit ditën e sotme një portë e madhe e hidrocentralit të Shkopetit është hapur pa njoftuar autoritete e Kurbinit, banorët janë gjendur të papërgatitur.

Xhokaxhi: Prurjet e mëdha kanë dëmtuar këmbët e urës së Zogut. Prurjet e mëdha shkaktuan panik në fshatrat e Mirditës. Fatmirësisht lumi mat nuk doli nga shtrati pasi banorët vullnetarisht vendosën thasë me rënë në pikat nevralgjike.

Zani: Nga vjen zyrtarizmi që Kurum nuk ka hapur portat?

Xhokaxhi: Në mëngjesin e sotëm pasi kontaktova me autoritet më njoftuan se kjo pasojë ka ardhur si pasojë e mos njoftimit të autoriteteve të Kurbinit, duke hapur panik tek banorët. Më pas autoritet vendore na njoftuan se Korumi ka njoftuar autoritet por me vonesë. Pasdite gradualisht niveli i numrit të Matit është ulur, por duhet të themi se janë rrezikuar edhe banesat edhe banorët. Banorët kanë thënë se janë rrezikuar shumë. KA disa vite që kompania Kurum në prurjet e mëdha të reshjeve të shiut hapin portat por nuk e menaxhojnë mirë.

Lexo edhe :  ‘Çmendet’ moti/ Breshëri bën ‘kërdinë’ në këtë vend

Zani: Cila është situata aktuale?

Xhokaxhi: Është e qetë, niveli i lumit të Matit po bie gradualisht. Por banorët ndodhen sërish në terren pasi i druhen hapjes së portave pasi sërish ka prurje në liqenin e Shkopetit.

Të fundit

Vota e diasporës realitet në 2025? Ja si përgjigjet Blendi Klosi

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se kjo forcë politike ka shprehur vullnetin e saj që...

“Energjia dhe mënyra se si u prit Rama, surprizë”/ Klosi: Asnjë pengesë nga qeveria greke

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se ishte një surprizë e jashtëzakonshme energjia dhe mënyra se si e pritën emigrantët shqiptarë...

Në Shkup me Gordanën kundër Greqisë, në Athinë me Belerin kundër Shqipërisë

Nga Mero Baze Ka një paradoks të opozitës shqiptare të Berishës dhe Metës që I dekonspiron ata në raport me qëndrimin e pasinqert ndaj Greqisë....

Aktiviteti në Athinë, Klosi: Krenari që duhet të kemi për çfarë kemi arritur

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi thotë se aktiviteti i zhvilluar në Athinë dhe që do të zhvillohet më pas në Milano,...

Dënohen dhe dëbohen dy rusët e ndaluar në veri të Kosovës

Dy shtetasit rusë, që janë ndaluar ditë më parë nga autoritetet e Kosovës për “kalim ilegal të kufirit” janë dënuar dhe më pas dëbuar...

Lajme të tjera

Web TV