Pas aplikimit në BE, Kurti zbulon me shpejtësi vendimin e madh të Kosovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti është shprehur se vitin e ardhshëm ka synim fillimin e anëtarësimit në NATO. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Pragë pas dorëzimit të dokumentacionit për aplikim në BE Presidencës çeke, Kurti foli për planet e Kosovës për anëtarësim në organizata Të tjera.

“Jemi në dhjetor dhe s’mund të kemi aplikime të reja sivjet, por në vitin e ardhshëm do të përgatitemi natyrisht që sa më shumë të integrohemi në mekanizma ndërkombëtarë e për synim e kemi Partneritetin për Paqe. Merreni me mend, në programin e Partnerit për Paqe është jo vetëm fqinji ynë verior, i cili ka qëndrim negativ ndaj NATO-s, por edhe shtete sikur ta zëmë Bjellorusia, por s’është Republika e Kosovës.

Besoj që Partneriteti për Paqe është gjëja e ardhshme për aplikimin tonë sa i përket pranimit të aplikimit dhe realizimit të anëtarësimit aty ka më shumë faktorë”, tha Kurti.“Pas aplikimit për Këshill të Europës, pas aplikimit për anëtarësim në BE, shpresoj se do ta bëjmë edhe hapin e radhës sa i përket NATO-s ku e kemi një lehtësi sado të vogël që në NATO i kemi katër shtete mosnjohëse për dallim prej BE-së ku janë pesë sosh”, shtoi ai.

Të fundit

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

“Erion Veliaj financon Arlind Qorin”. Gazetari përplaset me aktivistin e Lëvizjes Bashkë

Një përplasje e fortë verbale ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në Euronews Albania, mes gazetarit Flavio Qarri dhe përfaqësuesit të Lëvizjes Bashkë, Klodian...

Çfarë ndodhi në Ksamil? Historia qenka krejt tjetër!

Një tjetër version është duke qarkulluar mbi ngjarjen e ndodhur në Ksamil këtë të shtunë ku u dhunua shtetasi Albert Pashaj. Ndryshe nga sa u...

Ndryshon destinacioni për Granit Xhakën, ka dy opsione të reja

Fenerbahce ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar shërbimet e Granit Xhakës, duke iu bashkuar garës së nisur nga Sunderland, Inter dhe Milan për nënshkrim...

Lajme të tjera

Web TV