Sekuestrohet 1 ton drogë në Malin e Zi, në pranga 10 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dhjetë persona kanë rënë në pranga sot në Mal të Zi për trafik droge. Dyshohet se anëtarët e organizatës kriminale vepronin në Shqipëri, Malit të Zi dhe më pas drejt vendeve të tjera të rajonit dhe drejt Bashkimit Europian.

Në operacionin “Bruda”, i cili u zbatua nga Drejtoria e Policisë në koordinim me Prokurorinë Speciale të Shtetit, u arrestuan 10 persona dhe u proceduan penalisht 18 persona, të cilët lidhen me kontrabandën e pothuajse një ton marijuanë në nivel ndërkombëtar. Drejtoria e Policisë tha se kontrollet janë kryer në 14 vendodhje në Mal të Zi, ndër të tjera në Budva, Podgoricë dhe Kolashin.

“Aktiviteti është realizuar gjatë një periudhe të gjatë kohore me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë – FBI dhe NCA, dhe në bashkëpunim me oficerët policorë të Sektorit për Luftimin e Krimit të Organizuar të Republikës së Serbisë dhe oficerët e policisë së Bosnjës dhe Hercegovinës,” ka thënë Drejtoria e Policisë.

Të fundit

E rëndë/ U mbyt nga një kokërr rrushi, humb jetën fëmija 2-vjeç

Një fëmijë dyvjeçar ka vdekur në Francë pasi hëngri një kokërr rrush. Siç raporton The Independent, djali i cili do ta...

Sherri me Gjuzin/ Demaliaj: Më fyeu prindërit e mi të vdekur, humba kontrollin dhe…

Sherri në hollin e një hoteli në kryeqytet me kreun e Konservatorëve, Kujtim Gjuzi, erdhi si pasojë e shpifjeve e sharjeve të ngritura prej ish-deputetit...

Bankat shqiptare dorëzojnë aplikimet, kur nisin transfertat ndërkufitare përmes SEPA

Banka e Shqipërisë dhe Shoqata Shqiptare e Bankave dërguan sot më 10 prill 2025, pranë Këshillit Evropian të Pagesave (EPC), paketën e aplikimeve për...

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse konsumoni çdo ditë lëng frutash

Shumë njerëz konsumojnë rregullisht lëngje frutash, si pjesë e një regjimi ushqimor të shëndetshëm. Por edhe pse lëngu i frutave siguron vitamina dhe minerale, ka...

Kurrë nuk e kishim menduar! Zbulohet ‘fytyra’ e vëllait të madh, ja kush na qenka

‘Big Brother VIP Albania’ po vjen drejtë fundit dhe moderatori i këtij reality show Ledion Liço ka publikuar disa foto. Ai haptazi ka treguar se...

Lajme të tjera

Web TV