Shkodran Mustafi për Mihajlovic: Unë kosovar dhe ai serb, më ndihmoi të jem kampion bote

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Serie A, Sinisa Mihajlovic u nda dje nga jeta në moshën 53-vjeçare pas një sëmundje të rëndë që e mundonte prej 2019. Në rrjetet sociale kanë qenë të shumta reagimet e shqiptarëve për hapësirën që iu dha ndarjes nga jeta të ish-futbollistit në media. Tej urrejtjes për kombësinë e tij serbe, në rrjet nuk mungonin as komentet që ndanin aspektin sportiv dhe atë të prejardhjes.

Në Itali janë kujdesur që të rikthejnë një intervistë të Shkodran Mustafit, mbrojtësit shqiptar që në 2014 u shpall kampion bote me Gjermaninë në “Brazil 2014″. Shqiptari i Kosovës tregon sesi Mihajlovic e ndihmoi në kohën kur ishte pjesë e Sampdorias dhe serbi u emërua në krye të stolit (2013).

“Isha i frikësuar nga ideja. Normale, unë isha me origjinë kosovare, ai ishte serb”, thotë Mustafi kur mësoi se te Sampdoria në 2013 do e drejtonte Mihajlovic.

“Mihajlovic më ka dhënë gjithmonë qetësi, më ka bërë të ndihem i mbrojtur. Falë këshillave të tij të vlefshme, jam pjekur shumë si futbollist. Nga të gjithë trajnerët që kam pasur, mendoj se është padyshim ai që ka arritur të më nxjerrë më të mirën në fushë”, vijoi Mustafi.

“Ai duket një trajner që është gjithmonë i hapur për dialog, ai i jep forcë ekipit edhe sepse shpesh e vë theksin tek ajo që nuk shkon. Në fund të sezonit të kaluar falë tij fitova një thirrje në kombëtaren gjermane”, thoshte Mustafi në 2014.

Të fundit

Përplasja me Berishën, Rama i jep Pandeli Majkos drejtimin e fushatës në bastionin blu

Kreu i PS, Edi Rama këtë të hënë e ka nisur me një mbledhje më të gjithë drejtuesit politik,...

Shalsi drejtues politik në Kukës, Rama i beson ministrit Hoxha njësinë numër 1 në Tiranë

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha do të angazhohet në qarkun e Tiranës gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Burime për gazetaren e Report Tv,...

Reshjet e shiut në Vlorë, përmirësohet situata! Në zonat problematike tërhiqet uji

Teksa shumë qytete të vendit janë përfshirë nga reshjet e dendura të dëborës, Vlora po përballet me situatën e krijuar nga reshjet e shiut. Megjithatë...

Begaj uron Milanoviç për fitoren në zgjedhjet kroate: Forcojmë partneritetin tonë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj, uroi sot Presidentin e Republikës së Kroacisë, Zoran Milanović, për fitoren e mandatit të dytë në krye...

A është ende e përshtatshme metoda e Sokratit?

Shumë njerëz e dinë se Sokrati ka thënë se “jeta e paekzaminuar nuk ia vlen të jetohet.” Po ashtu, e dinë që ai u...

Lajme të tjera

Web TV