Zgjedhjet e 14 majit/ PS kërkon të marrë 40 bashki, por ende pa kandidatë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Socialiste ka bërë llogaritë e saj për zgjedhjet vendore që do të mbahën ne 14 maj, që sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, minimalisht kjo forcë politike synon marrjen e 40 bashkive. Si i deleguar në Qarkun e Elbasanit, Gjiknuri ka vlerësuar figurën e kundërshtarit Luçiano Boçi, por tha se PS do të fitojë.

Partia Socialiste sot ka 60 bashki në administrim, përveç Shkodrës e cila drejtorhet nga demokrati Bardh Spahia. Por kur na ndajnë edhe katër muaj nga zgjedhjet lokale, Partia Socialisite është ende pa emra konkret kandidatësh, por ama vazhdimisht shprehet e sigurt se 40 bashki do t’i ketë në dorë. Partia Socialiste synon të fitojë të gjitha bashkitë e vendit në zgjedhjet vendore të 14 majit, por sipas Sekretarit të Përgjithshëm, Damian Gjiknuri, ka një minimum bashkish që do t’i marrë patjetër.

“Partia Socialiste nuk zbret nën 40 bashki. Këto janë llogaritë elektorale në Shqipëri. Për aq kohë sa nuk ka alternativë të besueshme në krahun tjetër. Nga ana tjetër, kemi po të njëjtët njerëz, aq më tepër që dihen tani dy figurat kryesore që kanë marrë lidershipin. Apo opozita tjetër, formale”, tha Gjinkuri. I pyetur se kur do të zyrtarizohen kandidatët e PS-së për zgjedhjet vendore, Gjiknuri shtoi se shumë shpejt kryesia do të miratojë një udhëzim për zgjedhjen e tyre, duke vijuar konsultimet me strukturat dhe jashtë strukturave. Ai kritikoi procesin e zgjedhjeve të brendshme të zhvilluara në Partinë Demokratike.

“Ato nuk quhen primare, në konceptin që njeh perëndimi apo SHBA-ja. Sepse primaret janë gara që nuk administrohen nga partitë, por administrata zgjedhore. Nëse bëhen zgjedhje brenda partisë, nuk kemi të bëjmë me primare, por thjesht që partia përcakton një kandidat që preferon. Problemi është se ty të duhet një kandidat që del përtej grupimit partiak. Për ne është e rëndësishme që kandidatët të jenë të pëlqyeshëm nga qytetarët, jo vetëm nga “barku partiak”.

Lexo edhe :  Rama ndan videon: Kartolinë pamjesh të kaprojve nga parqet tona kombëtare

Po të shikoni primaret, aty votuan anëtarët e PD-së. Problemi është që nuk të duhen 1000 vota, por 15-20 mijë vota. Duhen 200-300 mijë vota në qytete si Tirana”, tha Gjiknuri. Sekretarit të Përgjithshëm kujtoi se edhe në PS janë zhvilluar zgjedhje të brendshme. “Edhe ne kemi pasur primare në vitin 2007 dhe shpeshherë nuk fituam. Ju e dini shumë mirë çfarë gare u bë në PD, sepse nuk ka lista të sakta. Primaret që bëri Foltorja janë si zgjedhjet e 1992-shit. Në këtë pikëpamje, PS-ja do t’i qëndrojë strikt, duke e ndarë në 3 shtylla: pëlqyeshmëria e partisë, e publikut dhe garancia që jep kandidati”, tha ai. Ditë më parë kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, deklaroi se forca e tij politike kërkon të ruajë kontrollin e të 60 bashkive të vendit dhe të fitojë edhe në Shkodër, në zgjedhjet e ardhshme vendore.

“Më 14 maj, në Shqipëri do të votohet në 61 njësi administrative, ku Partia Socialiste synon t’i fitojë të 61-ta”, tha Balla në një komunikim për mediat. Kryebashkiakët socialistë drejtojnë aktualisht 60 bashki, ndërsa Shkodra drejtohet nga Bardh Spahia, i dalë nga zgjedhjet e pjesshme vendore, të zhvilluara në mars të këtij viti. Balla tha gjithashtu që për shkak të mungesës së konsensusit në komisionin e posaçëm të reformës territoriale, asnjëri nga dy raportet nuk do të kalojë për votim në Kuvend. “Nuk ka si të ketë votim raportesh, nëse do të kishim amendamente, atëherë ato do të shkonin për t’u votuar”, tha Balla. Për socialistët, reforma e vitit 2014 ka përmbushur objektivat në pjesën më të madhe, ndërsa demokratët kërkonin që numri i bashkive të shkonte në 94.

 

 

Të fundit

Fluks i lartë udhëtarësh në Portin e Durrësit

Pesë tragete mbërritën paraditen e sotme në portin e Durrësit duke sjellë mijëra udhëtarë dhe qindra automjete. Edhe dita...

Fituesi i Topit të Artë 2025, Cristiano Ronaldo befason me përgjigjen e tij

Përgjigja e Cristiano Ronaldos kur u pyet se kush do ta fitojë Topin e Artë në vitin 2025 flet shumë dhe tregon maksimalisht egon...

Dua Lipa shkëlqen në postimin e fundit nga jugu i Shqipërisë (FOTO)

Dua Lipa, ylli i muzikës pop me famë ndërkombëtare, i ka mahnitur edhe një herë fansat me fotot e bëra gjatë pushimeve në jug...

Parashikimi i superkompjuterit, ja kush janë favoritët për titull në Premier League

Prej vitesh konsiderohet si kampionati më emocionues, por Premier Ligë është edhe një nga më të paparashikueshmit. Ndonëse vitet e fundit rivaliteti sikur ka munguar...

SHBA/ 17-vjeçari qëllon me armë në Times Square të Nju Jorkut, 3 të plagosur

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë në Times Square të Nju Jorkut, pasi një 17-vjeçar hapi zjarr...

Lajme të tjera

Web TV