Autobusi ra nga ura në prag Krishtlindjesh, rritet numri i viktimave në Spanjë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekipet e shpëtimit në Spanjë po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuar pasi një autobus u rrëzua në një lumë në Galicia, teksa numri i të vdekurve është rritur në pesë.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ndodhi pak para mesnatës së së shtunës për të dielën në një rrugë kombëtare pranë qytetit Therdedo-Cotobade, një distancë relativisht e shkurtër nga kufiri me Portugalinë.

Gjithsej, tetë ose nëntë persona ishin në bordin e autobusit që ra nga një urë në shtratin e lumit. Dy u gjetën të gjallë dhe u dërguan në spitale: shoferi, rreth të 60-tave dhe një pasagjere femër.

Ekipet e shpëtimit postuan një foto në Twitter, ku shihet autobusi i zhytur në ujërat e turbullta të lumit, në fund të një përroske, mes trungjeve të pemëve, të paktën pesë pasagjerë kanë humbur jetën. Dy trupa u gjetën gjatë natës dhe tre të tjerë herët pasditen e sotme pranë rrënojave të autobusit. Mes pesë të vdekurve është edhe një e re peruane, e cila jetonte në Galicia dhe kujdesej për një të moshuar. Katër të tjerët janë banorë spanjollë të zonës. Disa nga pasagjerët do të vizitonin të burgosurit në burgun Monterosso në Galicia qendrore me rastin e Krishtlindjeve, raportoi gazeta lokale La Voz de Galicia. Një ose dy persona janë të zhdukur.

“Nuk e dimë me siguri, sepse shoferi nuk është i sigurt për numrin e njerëzve në autobus në momentin e përplasjes”, thanë autoritetet lokale.

Lexo edhe :  Tensionohet situata/ Kremlini paralajmëron NATO-n: Kujdes, po ju vëzhgojmë

Operacioni i shpëtimit u ndërlikua nga reshjet e dendura të shiut në zonë, gjë që ngriti nivelin e lumit Lerez, ku u rrëzua autobusi. Për shkak të kushteve, ekipet e shpëtimit kanë pezulluar kërkimet për disa orë gjatë natës.

Ende nuk janë zbardhur shkaqet e aksidentit, por nuk përjashtohet mundësia që të ketë pasur rol edhe shiu. Shoferi rezultoi negativ në testin e alkomaterialit dhe nuk kishte përdorur drogë.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV