VOA: A do ta mbështesin amerikanët kandidaturën e Trump për zgjedhjet presidenciale?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump po kandidon për herë të tretë për postin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, duke shpresuar të bëhet presidenti i dytë në historinë amerikane, që shërben në mandate jo të njëpasnjëshme. Sondazhet tregojnë se shumica e votuesve të Partisë Republikane nuk mendojnë se ai duhet të jetë kandidati i tyre. Për të mësuar se cili është niveli mbështetjes që gëzon tani zoti Trump në një nga bastionet e tij historike, korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman vizitoi qytetin Mount Storm në Virxhinian Perëndimore.
Një vend ideal për të vlerësuar mbështetjen e tanishme për republikanin Donald Trump është qarku Grant në Virxhinian Perëndimore. Si në vitin 2016 ashtu edhe në vitin 2020, zoti Trump fitoi rreth 88 për qind të votave në këtë zonë.

Ky rezultat i thellë nuk është befasues për kryeredaktoren e gazetës së vetme të qarkut “Grant County Press”, Camille Howard.

“Shumica e banorëve këtu janë republikanë dhe kandidati i kësaj partie e ka të sigurt fitoren”, thotë ajo.

Më pak se 700 nga 7000 votuesit e qarkut janë të regjistruar si anëtarë të partisë demokrate.

Në mesin e tyre është edhe ish-psikologu Frank Miller, i cili po përpiqet të kuptojë përse kaq shumë nga fqinjët e tij janë mbështetës të zjarrtë të zotit Trump.

“Është një kult. Jam psikolog, e kuptoj se si funksionojnë kultet, ku ka një pezullim të realitetit. Ata të gjithë përqendrohen në atë që thotë udhëheqësi i kultit të tyre”, thotë ai.

Gjatë presidencës së tij katërvjeçare, zoti Trump u përpoq të shpëtonte industrinë e qymyrit në Virxhinian Perëndimore, duke thënë se industria e energjisë diellore, gjithashtu në rritje në qarkun Grant, “nuk është mjaft e fortë”. Ai gjithashtu ka kritikuar turbinat që prodhojnë energji nga era, 100 prej të cilave janë instaluar në këtë zonë.

Lexo edhe :  Gazeta Fjala, e enjte 23 mars 2023

“Ata thonë se zhurma shkakton kancer. Ato bëjnë zhurmë dhe vrasin zogjtë”, thotë zoti Trump.

Është një kohë e gjatë deri në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024 dhe ende nuk është e qartë se kush të do marrë mbështetjen më të madhe në zgjedhjet paraprake. Por në qarkun Grant, shumë nga ata që votuan për zotin Trump dy zgjedhjet e kaluara, planifikojnë ta bëjnë këtë përsëri.

“Shumica e njerëzve që njoh dhe që kanë votuar për zotin Trump më parë, do të votonin përsëri për të.”

Jodi Ours, ish-punonjëse spitali është kunata e zyrtarit lokal të qarkut Grant, Jerry Ours.

“Mendoj se ai do ta ruajë dhe rrisë mbështetjen që kishte këtu. Mendoj se ai do ta arrijë këtë, pa marrë parasysh se kush do të jetë në garë”, thotë ai.

Donald Trump ka fituar dy zgjedhje presidenciale në Virxhinian Perëndimore, por për zgjedhjet e vitit 2024 ai do të ketë më shumë sfidues republikanë sesa katër vjet më parë, kur ai ishte në postin e Presidentit të vendit./VOA

Të fundit

Kosova tenton fitoren e parë ndaj Andorrës, formacionet zyrtare

Kosova luan sonte (20:45) takimin e dytë eliminator të Euro 2024. Dardanët e nisën fushatën e tyre drejt Gjermanisë...

Berisha prezanton Lefter Maliqin: Ndër qeveritarët më të përkushtuar të Shqipërisë

Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar pasditen e kësaj të marte Lefter Maliqin, si kandidat i koalicionit që ai ka me Ilir Metën, për Bashkinë...

Protestat e dhunshme në Francë, mbyllet përkohësisht për çështje sigurie Kulla Eiffel

Protestat dhe grevat kundër reformave jopopullore të pensioneve pushtuan sërish Francën të martën, për këtë arsye ditën e sotme autoritetet  morën vendimin për të...

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve”...

“Jam e shokuar”, Bora Zemani: Sulmi ndaj TCH është një këmbanë e fortë alarmi!

Moderatorja Bora Zemani ka reaguar për sulmin e ndodhur në Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i televizionit Pal Kola. Përmes një postimi në...

Lajme të tjera

Web TV