Barrikadat në veri, Kurti mbledh urgjent Këshillin e Sigurisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur një mbledhje urgjente me Këshillin e Sigurisë së Kosovës ku dhe është biseduar në lidhje me situatën e krijaur në veri të vendit.

Zyra e Kryeministrit u shpreh se ky kërcënim dhe këto veprime vijnë si rezultat i koordinimit të ngushtë mes Qeverisë së Serbisë dhe strukturave ilegale dhe grupeve kriminale, e cila po ashtu po përhapë propagandë”.

“Strukturat ilegale si dhe grupet kriminale po vazhdojnë të kryejnë akte ekstremiste ndaj qytetarëve të Republikës,  institucioneve shtetërore,  ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, gazetarëve, ndaj pjesëtarëve misionit të EULEX-it dhe njësive patrulluese të KFOR-it”, thuhet në komunikatën për media pas takimit.

Aty u tha se gjatë këtyre 17 ditëve nga ngritja e barrikadave ka pasur komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in.

“Po ashtu, u ritheksua se Policia e Kosovës i ka të gjitha kapacitetet dhe gatishmërinë për të vepruar por siç dihet tashmë, jemi në pritje të veprimeve nga KFOR-i”, thuhet më tej në deklaratë.

Ndërkohë më tej bëhet me dije se Kurti gjatë takimit u shpreh se liria e lëvizjes duhet të rivendoset dhe se nuk duhet të ketë barrikada në asnjë rrugë.

Të fundit

Porsche Cayenne e re, makina që pritet ‘të formësojë të ardhmen e makinave elektrike’

Porsche po vazhdon me forcë zhvillimin e makinave elektrike, edhe pse shitjet e Taycan ranë ndjeshëm vitin e kaluar. Madje,...

30 mijë euro për t’u martuar me mbretëreshën e bukurisë franceze/ Belgu pre e mashtrimit

Një burrë belg 76-vjeçar, i quajtur Michel, ka përjetuar një zhgënjim të thellë pasi udhëtoi 760 kilometra nga Belgjika në Francë, për të takuar...

Zjarri në Belishovë të Mallakastrës shkrumbon dhjetëra hektarë me ullishte e pisha

Ende vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në fshatin Belishovë të Mallakastrës. Flakët që nga mesdita kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë me shkurre,...

Si të përballoni të nxehtin përvëlues të verës: Këshilla praktike për t’u freskuar

Si të qëndroni të freskët edhe kur temperaturat kapin maja Temperaturat e larta verore shpesh na bëjnë të ndihemi sikur nuk marrim dot frymë, punojmë...

Durrës, ngec rindërtimi/ Debate në këshillin bashkiak, opozita braktis mbledhjen

Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak të Durrësit u ndërpre pa nisur, pasi këshilltarët e opozitës u larguan nga salla në shenjë proteste ndaj...

Lajme të tjera

Web TV