Apeli rrëzon kërkesën e avokatëve, lihet në burg Gert Shehu

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Gert Shehun, 31-vjeçari që goditi Sali Berishën. Seanca u zhvillua në orën 12:00, ndërsa avokatët e Shehut kishin kërkuar ndryshim të masës nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’ ose shtrim i detyruar në spitalin psikiatrik, por nuk u pranua nga gjykata.

Gert Shehu mori trajtim në spitalin e Traumës pas lëndimeve që iu shkaktuan nga goditjet pasi qëlloi me grusht Berishën. Shehu nuk ka ngritur padi ndaj truprojave të Berishës. Ditën e protestës së 6 dhjetorit, kur edhe u mbajt samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Berisha u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor.

Ish-kryeministri Sali Berisha gjatë protestës së 6 dhjetorit të cilën e kishte parashikuar prej ditësh, u godit me grusht në fytyrë nga Gert Shehu, 31 vjeç i cili vuante me problemet të shëndetit mendor.

Gjithsesi Sali Berisha bën fajtor kryeministrin Edi Ramën. Ky version, u tha edhe nga pjesëtarë të Rithemelimit dhe një pjesë të Partisë Demokratike. Ndërkohë pavarësisht paraqitjes së dokumentit nga ana e mjekut Sadik Lala, ku shfaqej se 31 vjeçari, Gert Shehu vuante nga një “Çrregullim psikotik i papërcaktuar”, Rithemelimi këmbëngul se 31 vjeçari është oficer i policisë kriminale dhe është urdhëruar për të goditur ish kryeministrin.

Të fundit

Tensione në Parkun Olimpik, PD konteston votën e Greqisë: Si erdhën befas?

Ka nisur me tensione numërimi i votave në qarkun e Korçës. Partia Demokratike ka kërkuar ndarjen e votave të diasporës...

Përplasja Këlliçi-Brace, policia zbulon çfarë gjeti në zyrën e Partisë Socialiste

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm pranë SPAK, janë duke kryer të gjitha veprimet procedurale dhe hetimore,...

PS thellon avantazhin pas numërimit të 6 kutive në Qarkun e Korçës

Procesi i numërimit të votave ka nisur në Qarkun e Korçës, ku deri tani janë numëruar 6 kuti votimi, nga gjithsej 429 kuti në...

Sondazhet janë kundër tyre, Lapaj dhe Shehaj flasin pas votimit

Drejtuesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, në një prononcim për mediat komentoi përfundimin e procesit të votimit dhe nisjen e hapjes së kutive për...

Kamëz, një kuti votimi shpallet e pavlefshme, fletët dolën nga kapaku i dëmtuar

Procesi i numërimit të votave pritet të nisë nga momenti në moment në shkollën "Hillary Klinton" në Kamëz, por mësohet se nga 89 kuti...

Lajme të tjera

Web TV