Po xhironin një video, reperët e njohur sulmohen me armë zjarri, 10 të plagosur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka ende shumë detaje për t’ sqaruar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në mbrëmjen e djeshme në një restorant të njohur të Majemit, e frekuentuar nga VIP-at më të njohur amerikanë.

Sipas autoriteteve të policisë lokale, një zënkë e cilësuar si episodike ka shkaktuar një shkëmbim zjarri midis dy grupeve që ndodheshin në restorantin The Licking.

Njëri prej grupeve, sipas dëshmive ende të pakonfirmuara zyrtarisht, ishte i përbërë nga një grup artistesh dhe stafi i tyre, ku më të njohurit ishin reperët French Montana dhe Rob49.

Këto të fundit mësohet se po xhironin videon e tyre të fundit, ndërkohë që nuk dihet shkaku që ndezi fitilin e sherrit masiv, që dha një bilanc me të paktën 10 të plagosur, ku njeri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Mes të plagosurve, sipas disa video të qarkulluara në rrjetet sociale, mund të jenë vetë artistët.

Frech Montana është një reper i njohur në të gjithë botën falë hiteve si Unforgettable.

Të fundit

Shurupi magjik i kollës me shegë dhe mjaltë, si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dobëson mekanizmat mbrojtës...

Çiftet e reja po bëjnë më pak fëmijë, avokatja zbulon tre faktorët kryesorë

Statistikat tregojnë se numri i lindshmërive në vendin tonë ka pësuar një rënie. Kjo vjen për një sërë faktorësh përfshirë këtu edhe frikën që...

Përplasen serbët në veri, qytetarët mbajnë heshtje për viktimat e “korrupsionit të Vuçiç”

Dhjetëra studentë dhe qytetarë serbë kanë marrë pjesë në tubimin “15 minuta heshtje” para përmendores së “Princ Llazarit” në veri të Mitrovicës. Ky aksion ndërmerret...

Trump dëshiron Groenlandën, danezët mbledhin 200 mijë firma të “blejnë” Kaliforninë

Një peticion  online po shtyn  Danimarkën të marrë kontrollin e Kalifornisë dhe “të sjellë korsitë e biçikletave në Beverly Hills”. Fushata vjen pasi presidenti...

Numër i dedikuar për ankesat/ Siguria ushqimore testi që Shqipëria duhet të kalojë

Siguria ushqimore është testi  i radhës që Shqipëria duhet të kalojë... kjo si përpjekje për të fituar besimin e konsumatorëve e njëherazi për të...

Lajme të tjera

Web TV