Zelensky: Ndihma më e fundit ushtarake e Uashingtonit, tejet e fuqishme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy vlerësoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën ushtarake të dërguar së fundmi, e cila përfshin edhe automjete të blinduara. Zoti Zelenskyy tha se janë “pikërisht ato që i nevojiten” trupave ukrainase në përpjekjet e tyre për të mposhtur Rusinë.

Të premten Shtëpia e Bardhë njoftoi detaje të ndihmës prej 3.75 miliardë dollarësh për Ukrainën dhe fqinjët e saj në krahun lindor të NATO-s.

Kjo është paketa ushtarake më e madhe që i është dërguar deri tani Kievit. Për herë të parë, në të përfshihen automjete të blinduara ‘Bradley’, të njohura si tanket-vrasës, për shkak të raketave antitank që lëshojnë.

Në fjalimin e tij televiziv të premten në mbrëmje, presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy e quajti atë “një paketë tejet të fuqishme”.

Për herë të parë, ne do të marrim automjete të blinduara Bradley. Kjo është pikërisht ajo që na nevojitet. Armë dhe fishekë të rinj, përfshirë ato me precizion të lartë. Raketa të reja, dronë të rinj. Kjo ndihmë vjen në kohë dhe është shumë e fuqishme”, tha ai.

Zoti Zelenskyy falënderoi presidentin amerikan Joe Biden, ligjvënësit amerikanë si dhe amerikanët e thjeshtë që sikurse tha “vlerësojnë lirinë dhe që dinë se ajo ia vlen të mbrohet”.

Të fundit

E surpriozi me trëndafila nga qielli në Ferma VIP/ Nur zbulon marrëdhënien me Djonisin

Pak ditë më parë, një moment i pazakontë ndodhi në “Ferma VIP” kur një helikopter mbërriti mbi fermë dhe...

Planeti në rrezik?! Anija përplaset me Tokën pas më shumë se gjysmë shekulli

jë anije kozmike e epokës sovjetike, e lëshuar më shumë se gjysmë shekulli më parë me destinacion planetin Venus, është rikthyer në Tokë në...

Qeveri teknike dhe zgjedhje të dyta, sa gjasa ka që të ndodhë ky skenar?

Partitë e reja kanë disa muaj që artikulojnë mundësinë që Shqipëria mund të kalojë në zgjedhje të parakohshme pas 11 majit. Sipas tyre, asnjë...

Po i vjen fundi mashtrimit me kilometrazh

Komisioni Evropian ka propozuar krijimin e një baze të dhënash për kilometrazhin e regjistruar në automjete gjatë kontrollit teknik, e cila do të ndahej...

Paqja nuk zgjat!/ Pakistani sulmon Indinë me dronë vetëm pak orë pas armëpushimit

Rajoni i Udhampurit në Jammu është sulmuar sërish nga dronë, vetëm pak orë pasi India dhe Pakistani kishin rënë dakord për një armëpushim. Sulmet shkaktuan...

Lajme të tjera

Web TV