Satelitët që do të “zbulojnë” kanabisin dhe ndërtimet pa leje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dy satelitët “Albania 1” dhe “Albania 2” që janë lëshuar në hapësirë do të monitorojnë vendin dhe të dhënat setelitore do të shërbejnë kryesisht për zbulimin e ndërtimeve pa leje dhe kultivimin e kanabisit. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi tha se përpunimi i të dhënave do të kryhet nga ekspertët më të mirë në fushën e IT-së.

Satelitët Albania 1 dhe Albania 2 do të monitorojnë ndërtimet pa leje apo edhe parcelat e kanabisit. Megjithatë, të dhënat e dy satelitëve do të përpunohen nga burime njerëzore. Në konferencën e djeshme për mediat, gjatë së cilës ministri Niko Peleshi prezantoi arritjet e Ministrisë së Mbrojtjes në vitin 2022, u pyet nga gazetarët se cila është garancia që faktori njerëzor të mos “mbyllë sytë” përballë rasteve specifike. Peleshi theksoi se rastet kur individë të caktuar nuk e kryejnë detyrën shtetërore në mënyrë korrekte janë të pakta ndërsa theksoi se në të tilla raste, aplikohet ndëshkimi i merituar. Sipas ministrit, satelitët nuk janë luks, por përkundrazi kursim kohe dhe parash. “Nuk ndaj të njëjtën mendim me ju. Që kur strukturat tona kanë informacion për veprimtari të paligjshme mbyllin sytë. Përkundrazi, ka shifra sesi është rritur eficenca, reagimi. Ka individë që detyrën shtetërore se bëjnë siç duhet dhe marrin ndëshkimin e meritur. Ju siguroj që satelitët do të jenë një mjet i dobishëm për institucione si policia e shtetit”-tha ministri Peleshi. Më tej ai shtoi se kjo teknologji e re do të jetë në shërbim të monitorimit të plotë të vendit për qëllime infrastrukturore dhe mbrojtjeje. “Erozioni, përmbytjet, shtratin e lumenjve nëse monitorohen me imazhe satelitore mund të jenë baza për të ndërtuar politika dhe për kursyer shumë para. Kur investon në teknologji janë për të kursyer. Është kursim kohe dhe energjish. Kemi një agjenci të informacionit gjeo hapësinor me kapacitetet njerëzore të mirë trajnuara. Do të kenë rol për të përpunuar imazhet satelitore të satelitëve dhe dronëve”-theksoi Peleshi. Megjithatë pamjet satelitore do të përfundojnë po në duart e “burimeve njerësore” dhe pikëpyetja më e madhe mbetet nëse do të transmetohen në mënyrën e duhur në rastet kur zbulohen parcela me kanabis, apo ka ndërtime pa leje në zona të caktuara. Për adminisrimin dhe më pas përpunimin e të dhënave ministri u shpreh se do të ngrihet një grup I konsideruar me ekspertë IT dhe do të jenë të mirëpaguar. “Po shtojnë stafin dhe po bëhen pjesë të përjashtimeve të trajtimit me pagë për personelin IT. Do të jenë më të mirëpaguarit në të gjithë republikën e Shqipërisë. Kjo kategori do të jetë e mirëpaguar, do të shtohen në numër. Jam i sigurt që do të jenë një vlerë e shtuar dhe kursim parash për buxhetin e shtetit”, deklaroi Peleshi.

Lexo edhe :  Kalaja ‘shpërthen’ ndaj PD/ Si do e rrëzoni regjimin ju, që ju falin vila në Hamallaj?!

Shifra ende sekret

Ndonëse është fakt I kryer se dy satelitë “Albania 1” dhe “Albania 2”, janë ngritur në hapësirë dhe do të nisin moniutorimin e vendit tonë, ende nuk ka një shifër zyrtare se sa i kanë kushtuar buxhetit të shtetit këto dy satelitë. Nga informacione të ndryshme duke përfshirë emailet e kryeministrit të cilat u hakeruan dhe më pas publikuan nga një grup iranieësh, flitet për rreth 6 milionë euro,. Megjithatë opozita pretendon se bëhet fjalë për rreth 10 milionë euro që do të jepen për këtë shërbim që sipas tyre nuk është shumë efiçent. Satelitët sipas të dhënave teknike do të monitorojnë Shqipërinë rreth shtatë herë në vit [për disa minuta dhe më pas të dhënat e përfituara do të dorëzohen institucioneve tona të cilët do të kryejnë më pas edhe procesin e përpunimit. Në lidhje me mungesën e trasparencës për vlerën e dy stelitëve qeveria shprehet se kjo bëhet për të ruajtur “sekretin tregtar” me kompaninë e cila nuk ka prefëruar që të dhënat të bëhen publike. Pavarësisht shifrës tashmë priten me interest ë dhënat që mund të përfitohen nga monitorimi I vendit tonë me satelit.

Të fundit

“Doja të lija emisionin”/ Eni Çobani zbulon presionet: Njerëz të fuqishëm më janë afruar

Juristja dhe moderatorja e njohur Eni Cobani ka bërë një deklaratë të fortë lidhur me sfidat dhe presionet që...

Trump anulon të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë, kërcënon me tarifa të reja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump do të anulojë të gjitha bisedimet tregtare me Kanadanë ndërsa ka paralajmëruar fqinjin verior për vendosjen e tarifave të...

Vendet baltike tërhiqen nga Konventa e Otavës

Vendet baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania kanë informuar Kombet e Bashkuara për tërheqjen e tyre nga Konventa e Otavës – një traktat ndërkombëtar...

“Travel and Tour”: Projekti i Kushner do të kthejë Sazanin në një vendpushim të shkëlqyer

Shqipëria i bashkohet SHBA-së, Japonisë, Zvicrës, Gjermanisë, Arabisë Saudite, Tajlandës, Italisë, Francës, Indonezisë, Vietnamit dhe Egjiptit në një përpjekje të guximshme për t’u shndërruar...

Rrezik në Qeparo/ Policia Kufitare ndërhyn në momentin e fundit për të shpëtuar pushuesit

Një ngjarje që për pak sa nuk u kthye në tragjedi ka ndodhur pasditen e sotme në zonën bregdetare të Qeparosë. Disa pushues që...

Lajme të tjera

Web TV