Horoskopi ditor, e enjte 12 janar 2023

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

DASHI

Edhe ju jeni në një moment pozitiv për ndjenjat. Kjo është koha e duhur për të shprehur atë që ndjeni, pa u nervozuar. Mund të përfshiheni në diskutime pune… Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, ato do të përdoren për të arritur diçka të rëndësishme.

DEMI

Nuk duhet të nxitoni t’i jepni fund një historie dashurie që është e rëndësishme për ju. Ndalo pak më gjatë, tani nuk jeni ende mjaft i qartë. Lajme vijnë edhe në punë. Pozitive për ata që presin një rinovim…

BINJAKËT

Në këto ore nuk ndiheni në formë të mirë dhe po e lini veten paksa melankolike. Dita e ardhshme nuk do jetë një ditë pozitive, të paktën nga pikëpamja sentimentale. Megjithatë, edhe në punë, nuk është koha për tu nxituar, lërini gjërat të shkojnë ashtu siç shkojnë.

GAFORRJA

Më në fund po kaloni një ditë të qetë, por nëse ka disa çështje që po i lini të pazgjidhura, mos humbisni kohë: adresojini ato. Një diskutim ndonjëherë mund të jetë vendimtar… Për sa i përket punës, shpresoni për diçka të re nga ana profesionale, por nuk është ende koha e duhur.

LUANI

Po mbani pezull një çështje sentimentale. Ky mendim ju përndjek, por nuk është koha për të kërkuar një zgjidhje. Sa i përket punës, gjithçka po përmirësohet dalëngadalë dhe së shpejti mund të shihni një mundësi të mirë të materializohet.

VIRGJËRESHA

Të dashur Virgjëresha, prej kohësh prisnit një sqarim me gjysmën tjetër. Gjatë ditës së enjte – 12 janar 2023 – është koha për të qenë jashtëzakonisht konkret. Ju duhet të merrni vendime në nivel profesional, këtë herë ndoshta është rasti që të flisni me dikë ekspert për të mos gabuar.

Lexo edhe :  Françeska hapi Kutinë e Pandorës, Sara Gjordeni: Turp, e parashikuar

PESHORJA

Gjendja juaj e agjitacionit mund të ndikojë në marrëdhënien tuaj në çift. Kini kujdes të mos bëni ndonjë marrëzi. Shqetësimi juaj reflektohet edhe në punë, nuk jeni të prirur të pranoni urdhra nga lart. Këtë herë nuk ka nevojë t’i kundërshtoni.

AKREPI

Kushtojini kohë familjes tuaj, edhe nëse ndiheni pak të munduar. Marrëdhëniet në çift zënë vend të dytë. Mund të kërkohet nga ju një angazhim i madh pune, përpiquni të rezistoni, vetëm në këtë mënyrë mund të vazhdoni qëllimet tuaja.

SHIGJETARI

Jeni në një rikuperim të qartë dhe mund të shijoni vërtet një aventurë që do të trokasë në derën tuaj. Duhet të jesh krijues. Gjatë orëve të ardhshme do të keni një frymë iniciative. Sa i përket punës, besoni në aftësitë tuaja, do të arrini të hapni dyer të rëndësishme.

BRICJAPI

Mendoni se duhet të përballeni me një çështje sentimentale që e keni lënë të varur prej kohësh? Kjo mund të jetë dita e duhur. Për sa i përket punës, vazhdoni rrugën që keni marrë dhe mos u shqetësoni nëse rezultatet janë të ngadalta.

UJORI

Jeni të favorizuar për sa i përket marrëdhënieve në çift. Jeni gati të përjetoni një histori të rëndësishme edhe nëse agjitacioni juaj mund të krijojë një bezdi. Për sa i përket punës, mund t’ju kërkohet të bëni zgjedhje të rëndësishme që mund të shkojnë kundër trendit të së shkuarës.

PESHQIT

Jeni veçanërisht nervoz, por mos u kapni nga tensionet, sepse kjo mund të jetë jashtëzakonisht kundër-produktive në dashuri. Jeni duke pritur për një ndryshim pune, është gati të mbërrijë…

Të fundit

Ekspertët bien dakord, ky është i vetmi model flokësh që mund t’i shkojë kujtdo

Brigitte Bardot ka frymëzuar gjenerata të tëra me klasin, pamjen dhe sharmin e saj. Aktorja franceze ka tipare dhe...

Bie me 90% numri i emigrantëve shqiptare në Britani

Me mbi 90 për qind rezulton të jetë reduktuar numri i emigrantëve shqiptarë që mbërrijnë në Britaninë e Madhe në mënyrë të paligjshme që...

Mos harroni çadrat/ Parashikimi i motit për ditën e nesërme, ja çfarë pritet të ndodhë

Në vendin tonë moti do të jetë me vranësira dhe reshje shiu me rrebeshe me në  pjesën e pare të ditës, pasdite kemi përmirësim. ...

Rama paralajmëron bizneset: Goditjet do të jenë drastike nëse nuk futeni në binarë

“Klasifikimi i bizneseve do të bëjë që bizneset do të rezultojnë korrekte nuk do të kontrollohen. Pra do të jenë në një fashë A të...

Rama: Krijojmë një forcë të re autonome të shkëputur nga ministritë

“Inspektimet. Sot është një pikë e dobët dhe pavarësisht përmirësimeve që janë bërë dhe sa më pak e ndjenin presionin e inspektorëve në raport...

Lajme të tjera

Web TV