“Politikanët të frikësuar”/ Paralajmëron Nikoll Lesi: Ky do të jetë viti i prangave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti, Nikoll Lesi është shprehur se ky do të jetë viti i prangave deri në nivele të larta në Shqipëri.

Sipas tij me vendosjen e Altin Dumani në krye të SPAK do të ketë penalizime për shumë politikanë të këtyre 30 viteve të fundit.

Mund të them që Arben Kraja për mua është një personalitet që hodhi themelet e SPAK-ut ndërsa konturet e muret, do t’i realizojë Dumani. Siç pamë, Dumani mesa kam dëgjuar, është njeri korrekt, i pakorruptuar dhe besoj se ky vit do jetë viti i prangave deri në nivele të larta. Do ketë ndëshkime dhe penalizime të shumicës së politikanëve të këtyre 30 viteve. Mediu do jetë peshk i vogël në krahasim me ata që mendoj se do jenë përtej Mediut”- u shpreh analisti.

Ai shtoi ndër të tjera se këto ndëshkimë do të vijnë edhe si rrjedhojë e një reforme që është iniciuar nga SHBA dhe se do të nevojitet një periudhë 2-3 vjeçare për t’u pastruar vendi plotësisht nga korrupsioni.

Besoj se këtë vit, do kemi ndëshkime mbi ato nivele për të cilat kemi folur deri tani. Kjo është një reformë që është e iniciuar nga amerikanët. Kanë interesa strategjike në Shqipëri, duan vend pa një klasë politike të korruptuar siç është aktualisht në Shqipëri. Por nevojitet një periudhë 2 apo 3 vjecare që të bëhet një pastrim. Sipas meje nëse njëri njëri prej treshes që kanë dominuar politikën ‘Meta-Berisha-Rama”, ikën tek vendi, atëherë këputet zinxhiri”, tha Lesi.

 

Të fundit

Nga miqësitë e mëdha tek telefonata me ish-banoren, Arbër Hajdari flet pas BBV

Opinionisi i BBV Abër Hajdari ka dhënë së fundmi një intervistë teksa ka treguar të gjitha përshtypjet për edicionin...

15 mijë euro ryshfet për banesat sociale në Durrës, zbardhet skema

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar 8 persona të përfshirë në një skemë korrupsioni për...

Basha: Sakrifica e demokratëve s’mund të përdoret për të nxjerrë Metën nga burgu

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zhvilluar një bashkëbisedim live në Facebook me ndjekësit e tij, ku ka dhënë përgjigje për pyetjet...

Kryeministri kanadez: Meritojmë respekt nga SHBA, me Trump do të hymë në…

Kryeministri kanadez Mark Carney tha se vendi i tij meriton respekt nga SHBA-të dhe do të hyjë në bisedime tregtare dhe sigurie me Presidentin...

“S’po del më në derë, por anash”, si Suel Çela rekrutoi snajperistin Prekë Kodra

Por komunikimet në Sky ECC kanë zbuluar pikërisht atë që është përballja më e ashpër midis dy prej klaneve më të rrezikshme që kanë...

Lajme të tjera

Web TV