Cristiano Ronaldo: “Në karrierën time trofetë kanë pasur më tepër vlerë sesa golat”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Cristiano Ronaldo ka fituar shumë trofe gjatë karrierës së tij fantastike. 37-vjeçari portugez i dha fund aventurës europiane, zgjodhi milionat e Arabisë Saudite dhe firmosi me Al Nassr deri në vitin 2025.

CR7 do të përfitojë rreth 200 milionë euro në sezon nga kontrata faraonike, si askush futbollist tjetër në histori. Pavarësisht egoizmit që e ka karakterizuar gjithmonë, goleadori thekson se për të ka rëndësi më të madhe suksesi i skuadrës sesa aspekti individual.

”Në karrierën time gjithmonë i kam vënë trofetë dhe titujt para gjithçkaje. Kam shpenzuar shumë kohë në stërvitje për të arritur këto objektiva. Titujt janë gjithmonë të veçantë, unë i preferoj më shumë sesa golat”.

“Jam shumë krenar për këtë vendim. Përvoja ime në Europë ka përfunduar, kam luajtur në klubet më të mira, tani është një sfidë e re. Jam shumë i lumtur me mundësinë që po më jep Al Nassr. Kam mbështetjen e familjes time dhe vlerësoj gjithçka që ata kanë bërë për mua.

Shumë klube në Europë që u përpoqën të nënshkruanin me mua, në Brazil, Australi, Shtetet e Bashkuara, madje edhe në Portugali. Por, për mua kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndihmuar me gjithë përvojën dhe vizionin tim”, u shpreh Ronaldo gjatë prezantimit tek Al Nassr.

Të fundit

Alibeaj i përgjigjet Berishës: Një mendësi komuniste mund ta përdhosi kujtimin e heronjve

Kryetari i Komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka përkujtuar 2 prillin e 32 viteve më, ku humbën jetën...

“14 maji”/ Berisha: Sot mjerisht në monizëm, Alibashat nuk kanë merituar asnjë mbështetje

Sali Berisha tha është penduar për mbështetjen që i ka dhënë më parë Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt duke i cilësuar përsëri si “pengje”.  “Ska...

Masakra e 2 Prillit/ Meta: Të vendosur për të mbrojtur amanetin e martirëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu është bashkuar reagimeve për demonstratën e 2 prillit të 1991 ku humbën jetën 4 qytetarë, martirë...

“Më hodhi diçka në pije”/Qetsori zbulon sherrin e vjetër me Bledin: Do ja rregulloj unë..

Teksa askush nuk e priste largimin e Olta Gixharit nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, banorët patën mbrëmë edhe një të papritur tjetër. Në...

‘Do sjellim ndryshimin për qytetarët e Tiranës’/ Braimllari: Me Këlliçin ulim taksat

Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Endrit Braimllari, njëkohësisht kandidat për Këshillin Bashkiak të Tiranës deklaron se me Belind Këlliçin kryetar bashkie ne do...

Lajme të tjera

Web TV