Ekzekutimi i britanikut për spiunazh, Britania e Madhe reagon ndaj Iranit: Akt mizor..

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani ka ekzekutuar një shtetas britaniko-iranian i cili kishte shërbyer në të kaluarën si zëvendësministër mbrojtjeje në vend, tha një agjencia e lajmeve Mizan e lidhur me degën e gjyqësorit në Teheran.

Ekzekutimi i tij u bë duke sfiduar thirrjet nga Londra dhe Uashingtoni për lirimin e tij pasi iu dha dënimi me vdekje me akuzën se ishte agjent i Britanisë.

Britania, e cila e cilësuar çështjen kundër Alireza Akbarit të motivuar politikisht, e dënoi ekzekutimin. Kryeministri Rishi Sunak e quajti atë “një akt të mizor dhe burracak të kryer nga një regjim barbar”.

Akbari, 61 vjeç, u arrestua në vitin 2019.

Agjencia Mizan njoftoi për ekzekutimin pa thënë se kur kishte ndodhur. Të premten vonë, Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, kishte thënë se Irani nuk duhet ta zbatonte dënimin.

Ekzekutimi duket se do ta rrisë edhe më shumë presionin në lidhjet e tensionuara të Iranit me Perëndimin, të cilat janë përkeqësuar më tej që kur bisedimet për të rigjallëruar marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 ngecën dhe Teherani u përgjigj me goditje vdekjeprurëse ndaj protestuesve vitin e kaluar.

Në një inçizim ku mendohet se është zëri i Akbarit, transmetuar nga shërbimi në gjuhën perse i BBC-së të mërkurën, ai thoshte se kishte pranuar kryerjen e krimeve që nuk i kishte bërë, pas torturave të shumta.

“Alireza Akbari, i cili u dënua me vdekje me akuzat për korrupsion dhe veprime të gjera kundër sigurisë së brendshme dhe të jashtme të vendit nëpërmjet spiunazhit për shërbimin e zbulimit të qeverisë britanike, u ekzekutua,” tha agjencia Mizan.

Sipas njoftimit të saj, ish-zyrtari i qeverisë iraniane kishte marrë pagesa prej 1,805,000 euro, 265,000 paund dhe 50,000 dollarë për spiunazh.

Lexo edhe :  Aksident i frikshëm/ Autobusi i shkollës përplaset me kamionin, ka të plagosur

Zoti Sunak u shpreh në Twitter se ishte “i tmerruar nga ekzekutimi”, duke thënë se Teherani “nuk kishte respekt për të drejtat e njeriut të popullit të tij”. Zoti Cleverly tha në një deklaratë se ekzekutimi nuk do të kalonte pa marrë përgjigje, duke njoftuar më pas se Britania kishte vendosur sanksione ndaj prokurorit të përgjithshëm të Iranit

Deklaratat britanike për çështjen nuk e kanë përmendur akuzën iraniane se Akbari kishte spiunuar për Britaninë.

Ambasadori amerikan në Londër tha të shtunën se Shtetet e Bashkuara dënojnë ekzekutimin e shtetasit britaniko-iranian, duke e përshkruar atë si “të tmerrshëm”.

“Ekzekutimi i shtetasit britaniko-iranian Alireza Akbari në Iran është i tmerrshëm dhe i neveritshëm,” tha ambasadorja Jane Hartley në Twitter. “Shtetet e Bashkuara bashkohen me Mbretërinë e Bashkuar për të dënuar këtë akt barbar. Mendimet e mia janë me familjen e Alirezës.”

Të fundit

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi...

BE i alokon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë të Paketës së Mbështetjes

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës...

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet sot në...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Inteligjenca artificiale që zbuloi një antibiotik të ri, në dy orë

Një AI i MIT gjeti mes 7000 ilaçeve të reja potenciale një antibiotik efektiv kundër Acinetobacter Baumannii, një superbakter spitalor. Një inteligjencë artificiale e zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV