Tragjike/ Rrëzohet avioni, humbin jetën 68 pasagjerë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të paktën 68 persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të avionit me 68 pasagjerë dhe katër anëtarë të ekuipazhit në rajonin Pokhara në pjesën qendrore të Nepalit.

Avioni i pasagjerëve i tipit “ATR 72” i kompanisë Yeti Airlines, i cili u nis nga kryeqyteti Katmandu në drejtim të Pokhara-s, është rrëzuar pranë luginës së Lumit Seti, raportoi Katmandu Post.

Zëdhënësi i kompanisë Sudarshan Bartaula ka thënë se avioni mbante 68 pasagjerë dhe ekuipazhin prej katër anëtarësh.

Në pamjet e transmetuara në televizionin shtetëror, shihet se si flaka dhe tymi dilnin nga avioni që është rrëzuar në një zonë të pjerrët rrëzë Himalajeve.

Gaurav Gurung, një dëshmitar i aksidentit nga tarraca e shtëpisë së tij, ka deklaruar se avioni është kthyer fuqishëm në ajër gjatë uljes dhe ka goditur tokën me pjesën e përparme. Gurung ka thënë se avioni mori flakë pasi u rrëzua dhe vendi i ngjarjës u përfshi shpejt nga tymi.

Ndërkohë, Tek Bahadur K.C, një nga zyrtarët administrativë të rajonit Kaski, deklaroi se trupat e 68 personave janë gjetur në aeroplanin që u rrëzua pranë luginës së Lumit Seti, 1,6 kilometër nga Aeroporti Ndërkombëtar i Pokhara-s.

Bahadur vuri në dukje se në vendin e ngjarjes po vazhdojnë aktivitetet për nxjerrjen e trupave nga rrënojat.

Në një deklaratë me shkrim nga Agjencia e Aviacionit Civil të Nepalit, bëhet e ditur se në bord gjendeshin edhe shtetas të huaj, përfshirë pesë indianë, katër rusë dhe dy koreano-jugorë, si dhe shtetas të Irlandës, Australisë, Argjentinës dhe Francës.

Sipas të dhënave të faqes online të monitorimit të trafikut ajror “Flightradar24.com”, avioni 15-vjeçar i tipit “ATR 72” që u rrëzua ishte i pajisur me një “transmetues me të dhëna jo të besueshme”.

Lexo edhe :  Djali i Berluskonit drejt hyrjes në politikë? Zbulohen detajet

Kryeministri i vendit aziatik, Pushpa Kamal Dahal, kërkoi nga forcat e sigurisë dhe popullata që të mbështesin përpjekjet e shpëtimit në rajon.

Qeveria vendosi të formojë një komitet prej pesë anëtarësh nën kryesimin e ministrit të Turizmit Nagendra Ghimire për të hetuar aksidentin.

Njoftohet dita e nesërme në të gjithë vendin është shpallur “ditë zie kombëtare” për shkak të aksidentit.

Të fundit

Horoskopi ditor, 11 Korrik 2025

DASHI Mos e humbisni kohën! Pasioni është i pranishëm në këtë horoskop, por kini kujdes në marrëdhëniet me Peshqit dhe...

Krerët e shtetit, dueli fatal mes Aaron Burr dhe Alexander Hamilton

11 korrik 1804 Më 11 korrik 1804, ndodhi një nga episodet më dramatike dhe të përfolura të historisë politike amerikane: dueli mes nën-presidentit të atëhershëm,...

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv ku foli për vuajtjen e...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Lajme të tjera

Web TV