Fevziu: Rama kontrollon të gjitha pushtetet, por t’i thuash autokrat është fjalë e madhe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gazetari Blendi Fevziu thotë se kryeministri Edi Rama ka sot në zotërim të gjithë pushtetet, por shtoi se nuk mund ta quajë atë një autokrat.

Në një intervistë për “TPZ”, Fevziu tha se Rama mandatin e tij të tretë qeverisës e ka më të lehtë, sipas tij për shkak se opozita është në një moment të vështirë.

“Mendova se Rama do ta kishte të vështirë, por opozita ia ka bërë të thjeshtë! Jemi në mandatin e tretë të qeverisjes së Edi Ramës. Është politikë e personalizuar, që pas ndryshimeve të 2008. Rama, mendohej se do të ishte mandati më i vështirë, por po kalon më lehtë, për shkak të problematikave dhe kaosit të brendshme të opozitës.

Mazhoranca qeveris nëpërmjet njerëzve kryesisht jo politikë. Ministrat janë pa ndonjë personalitet. Rama ka një qetësi edhe në ato institucione që pati probleme, siç ishte presidenca. Rama kontrollon për momentin të gjithë pushtetet.

Fjala autokrat është fjalë shumë e madhe dhe nuk dua të hyj aty. Edi Rama ka nën kontroll dhe dominon pjesën më të madhe të institucioneve politike. Nuk mendoj se dominon opozitën.

Për drejtësinë nuk di të them, është më e koklavitur, sepse te drejtësia kanë dorë edhe ndërkombëtarët. Nuk është aq e lehtë sa duket. Për mua, drejtësinë do ta kishte më kollaj pa reformën në drejtësi”, tha Fevziu.

Të fundit

Apple ka shitur mbi tre miliardë iPhone

Apple është përballur me kritika vitet e fundit për arsye të ndryshme, që nga gabimet lidhur me inteligjencën artificiale...

Tronditëse në Itali/ Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (Emri)

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në qytetin Villadossola, në provincën Verbano-Cusio-Ossola të Italisë, ku një punëtor 21-vjeçar, me origjinë nga Kosova, ka humbur jetën...

Koshat e mbetjeve në rrugë/ Braçe paralajmëron: Do dëmtoni imazhin e Tiranës

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar pas pamjeve ku koshat e mbeturinave janë vendosur në mënyrë që pengojnë qarkullimin në rrugë. Ai thekson se...

Në këtë qytet është “e ndaluar të vdesësh për shkak të mungesës së varrezave”

Ky ligj i jep dënimit me vdekje një kuptim krejt të ri. Në Lanjaron — një qytet i vogël në provincën e Granadës në Andaluzi,...

Gabimi që shumëkush e bën/ Këto fruta nuk duhen konsumuar kurrë në mëngjes

Edhe pse frutat shpesh rekomandohen si mënyra ideale për të filluar ditën, disa prej tyre nuk janë zgjedhja më e mirë për mëngjes, veçanërisht...

Lajme të tjera

Web TV