Ishte nisur për në punë, aksidentohet rëndë në vijat e bardha 55-vjeçarja

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 55-vjeçare është goditur duke kaluar në vijat e bardha nga një motor, që pasi e ka rrëzuar në rrugë është larguar nga vendngjarja.

Gazetarja raporton për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur në orën 06:30 të mëngjesit në lagjen “Çelepias” të Beratit dhe gruaja e aksidentuar, A.Tahiri, mësohet se ishte duke shkuar në punë, në një nga fasoneritë e qytetit, kur është përplasur nga motori.

Ajo është transportuar me plagë të shumta drejt Spitalit Rajonal Berat, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë, që po hetojnë për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të motorit, që pas aksidentit e la gruan shtrirë në rrugë dhe u largua nga vendngjarja.

Për identifikimin e tij janë duke u marrë edhe kamerat e mundshme të sigurisë së bizneseve përreth zonës, të cilat mund të kenë filmuar kahun e lëvizjes së motorit pas aksidentit.

 

 

Të fundit

Athina ose dalja nga burgu i inferioritetit kolektiv

Nga Ilir Yzeiri Takimi i kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me emigrantët shqiptarë që punojnë e jetojnë në Greqi, është...

Mbreti Karli III nderon të birin, Princin William me titullin e nderit

Mbreti Karli III zyrtarisht i dha djalit të tij William titullin e kapitenit të nderi të Korpusit Ajror të Ushtrisë. Monarku britanik, i cili u...

E keni ditur? Ja pse në mëngjes është më mirë të konsumohet kafe se çaj

Kafeja dhe çaji janë 2 nga pijet më të konsumuara në mbarë botën. Megjithatë, në mëngjes, njerëzit zakonisht zgjedhin një filxhan kafe në vend...

‘Thumbime’ politike/ Përfundon takimi mes Mitsotakis dhe Erdogan, ja çfarë u diskutua

Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk, në një përpjekje të emërtuar...

Rama, asnjë fjalë për Belerin/ Kollçaku: I përket drejtësisë

Deputeti Bardhyl Kollçaku, në intervistën për “Special Report”, u ndal edhe te fakti që kryeministri Edi Rama nuk komentoi për çështjen e Fredi Belerit...

Lajme të tjera

Web TV