Problemet nga reshjet/ Shkodra “noton” në ujë! Mbi 1100 hektarë të përmbytura

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Situata e motit paraqitet e qetë në zonën e Kurbinit. ABC News mëson se reshjet jane ndalur nga dita e djeshme dhe uji është tërhequr në gjithë territorin. Dy hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë, nuk shfaqn probleme të energjisë elektrike.

Sa i përket, territorit të plotë të Qarkut Lezhë është përshkuar nga rreshjet e shiut me intensitet të ulët, ka pasur rreth 20 mm shi gjatë natës.

Kuota lumit Drin është në nivelin +1.0 m, nga +2.0 m që është kuota kritike, pra kemi një rënje të nivelit me rreth 0.30 m, nga gjendja e darkës) dhe ka tendencë për ulje pasi rrjeshjet e shiut momentalisht kanë intensitet të ulët,  kurse kuota e lumit Mat vazhdon me  rritje të vogël, për shkak të shkarkimeve të H/C Ulëz e Shkopet, 220 m³/s, kurse nga Diga Qafë Mollë e H/C mbi lumen Fan është 153 m³/s, por pa krijuar problem, përshkak të gjerësisë së shtratit të lumit Mat.

Gjithashtu, në Qarkun e Dibrës situata është normalizuar. Gjatë natës janë ndërprerë reshjet dhe kanë nisur pas orës 8 të ditës së sotme. Në lartësinë mbi 800 metra mbi nivelin e detit ka prezencë të borës. Rrugët kombëtare janë të  kalueshme pa probleme. Në pikën më të lartë të Rrugës së Arbrit, segmenti i baypasit të Qafës së Murrizit 1240 m, për momentin nuk ka rreshje dhe nuk shfaqen probleme.

Ndërsa aksi Peshkopi- Lurë është i pa kalueshëm pasi trashësia e borës kalon 20 cm në Lan Lurë. Aksi Ura e Çerenecit Librazhd kalimi normal deri në Klenjë, nga Klenja drejt Seblevës bëhet me zinxhirë. Deri në këto momente nuk ka zona të izoluara.

Lexo edhe :  SHBA kundër gjobave të BE-së për “Apple” dhe “Meta”: Një formë e re e zhvatjes ekonomike

Ndërsa situata në Shkodër, në oren 08.00 te dates 21.01.2023 paraqitet si me poshtë:

Niveli i lumit Drin (hidrometri ura e Bahçallekut) shenon kuoten 6.10 me nje renje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 7.50 m )

Niveli i Liqenit ( hidrometri ura e Bunes) shenon 8.20 m me nje rritje prej 5 cm me oren 18.00 te dates 20.01.2023 ( kuota max 8.70 m ).

Siperfaqja totale e permbytur ne Bashkine Shkoder eshte 1120 Ha, e pandryshuar me oren 18.00 te dates 20.01.2023

Njesia Administrative Ana e Malit 1100 Ha e pembytur.

Rruga e obotit ka prezence uji 55 cm, e pandryshuar me oren 18.00 e dates 20.01.2023

Ujesjellesi Oblika 1 eshte jashte funksionit. Ne rrugen e Obotit po operon  nje mjet i kalueshmerise se larte se bashku me 4 forca te ushtrise.

Sa i përket, Qarkut Kukës, i gjithë territori është përfshirë nga reshje bore ku në Shishtavec shkon deri në 10 cm.

Nga informacioni i marrë nga terreni rezulton se:

  • Rrugët nacionale janë të qarkullueshme normalisht. Nga subjektet kontraktore po punohet gjatë gjithë kohës për pastrimin, kriposjen dhe mbajtjen funksionale të rrugëve që kanë kontratë.
  • Nga bashkitë Kukës Has dhe Tropojë nuk kemi raportime për ndonjë problematikë emergjente.
  • Rezervuaret janë në monitorim të vazhdueshëm në të gjithë Qarkun Kukës.

Furnizimi me energji elektrike është normal në gjithë territorin e Qarkut Kukës, përveç Nj.Ad Fierz, Bujan dhe Llugaj bashkia Tropojë . Nga grupet e punës të OSHEE-së po punohet për riparimin e rrjetit elektrik të dëmtuar.

Të fundit

Emigranti nga Suedia ankohet: Vota ime në Shqipëri nuk është e fshehtë!

Një emigrant shqiptar që jeton në Suedi ka ngritur shqetësime serioze mbi procesin e votimit në Shqipëri, duke e...

“Nuk bëhet kryeministër dhe shton serbofobinë”, Lista Serbe akuzon Kurtin për provokim

Lista Serbe ka reaguar për hapjen e zyrave postare në Leposaviç dhe Zveçan, duke akuzuar kryeministrin në detyrë Kurti, për provokim dhe tentativë për...

“Askush nuk më ndalon dot”, intervista e rrallë e Donald Trump: Kisha shumë të korruptuar

Presidenti Donald Trump pranoi të jepte një intervistë me “The Atlantic”, kryeredaktori i së cilës, Jeffrey Goldberg, u përfshi pa dashje në një bisedë...

Futboll shqiptar, Pogradeci mund Besën dhe siguron finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës

Pogradeci ka siguruar finalen e “play-out”-it ndaj Tiranës për një vend në “Abissnet Superiore”, pasi mposhti Besën në finalen e “play-off”-it të Kategorisë së...

“Vota për mua jua kthen lekët te xhepi”, Basha në njësinë 10: Kthejmë shpresën

Drejtuesi Politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, i shoqëruar nga kandidatët për deputetë Neli Demi, Diana Toma, Irsida Shehi, ka zhvilluar takime me qytetarë...

Lajme të tjera

Web TV