Olta Gixhari drejtuar Kiarës: Nuk ke asnjë pëlqim për Luizin! Për këtë lojë nuk je gati

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Olta Gixhari mesa duket po përpiqet t’i tregojë Kiara Titos se moderatorja në të vërtetë nuk ka një pëlqim real për këngëtarin Luiz Ejlli në “Big Brother VIP Albania”, teksa i tregon dhe arsye se pse.

Aktorja thotë se Ejlli e bënë vetëm për të qeshur Kiarën, ndërsa moderatorja nuk ka asnjë pëlqim për atë. Gixhari thotë po ashtu se Kiara Tito do të ishte e kotë në shtëpi pa Luizin pasi ajo është e pa përgatitur për lojën.

Olta: Pse ti ka ngritur vlerat ty Luizi në shtëpi? Sipas këndvështrimit tim, duke qenë se ai është një person i pagdhendur këtu dhe i pabindur dhe e ka bërë çorape gjithë shtëpinë, ka ofenduar. Ai një ditë çohet dhe thotë: Unë nuk ofendoj më sepse më ka thënë Kiara! Ja ku ta ngriti një vlerë. Unë vendos të mos ngre më zërin se nuk më lë Kiara, ja ku ta ngriti dhe një vlerë tjetër. Në momentin që një partneri, partnerja e vet i bëhet kaq e rëndësishme sa ai të ndryshojë, vlerat e asaj vajze në shtëpi ngrihen. Luizi i ka ngritur vlerat Kiarës. Kam thënë në dhomën e rrëfimit se Kiara pa Luizin në këtë shtëpi është kot, e papërgatitur për këtë lojë. Për këtë lojë nuk je gati, pa Luizin dukesh e humbur. Unë mendoj që ti nuk ke asnjë afeksion për atë. Ti argëtohesh shumë, të bën për të qeshur, afeksion shpirtëror ti me atë nuk ke. Një njeri që është i përfshirë nuk rri gjithë ditën, ti përpiqesh shumë Kiara që ta ndryshosh atë njeri, unë njeriun që dua e dua ashtu siç është, me difektet e veta.

Lexo edhe :  Nis sot ‘Eurovision 2024’, renditje optimiste e Besa Kokëdhimës në sondazh

Kiara: Përpiqem të ndryshoj anën e keqe.

Olta: Ti anët e tija ja shef kaq negative dhe kaq të këqija, ti nuk ke asnjë afeksion për atë. Unë kam 4 vjet me partnerin tim, akoma nuk i kam parë një anë të keqe. Nuk i them: Mos ha kështu ti se nuk më pëlqen. Mos fol me atë se nuk më pëlqen. Mua më pëlqen çdo gjë që bën ai. Kiara e ka shumë të ekzagjeruar këtë, ok të përmirësosh gjëra të vogla, por jo gjëra thelbësore.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV