Përdhunoi dhe vrau Mateon 8-vjeçar në Fier/ Shtyhet seanca për Klodian Çalamanin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ditën e sotme është shtyrë seanca në ngarkim të Klodian Çalamanit, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8-vjeçarit Mateo Vasiu në Fier.

Mësohet se shkak për shtyrjen e saj është bërë mosformimi i trupës gjykuese pasi njëri prej anëtarëve nuk është paraqitur për shkaqe shëndetësore.

Sakaq, seanca e radhës në ngarkim të Çalamanit është caktuar në datët 30 janar në orën 10:35.

Në 15 qershor Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, përfundoi hetimet dhe dërgoi për gjykim të pandehurin Klodian Çalamani i akuzuar për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga nenet 100/2 dhe 79 gërma “a” të K.Penal.

Nga hetimet rezultoi e provuar se në datën 16.11.2021 babai i Mateo Vasiut, ka bërë kallëzim penal rreth orës 14:58 pasi është njoftuar në telefon nga bashkëshortja se djali i mitur nuk ka ardhur në banesë dhe nuk dihej vendndodhja e tij, duke dhënë dhe karakteristikat e fëmijës dhe veshjen e tij.

Menjëherë pasi është marrë kallzimi penal Nr.1262, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, kanë shkuar në fshatin Grecalli, ku kanë kryer verifikime dhe kontroll territori.

Është bërë identifikimi i biçikletës që përdorte viktima dhe ka rezultuar se një të tillë e dispononte i dyshuari Klodian Çalamani banor i këtij fshati, i cili e kishte banesën rreth 100m larg banesës së të miturit.

Gjatë kontrollit të banesës është dalluar një pjesë toke e punuar ku pas gërmimit u gjet trupi pa jetë i viktimës. Në këto kushte, është bërë prangosja dhe shoqërimi i të dyshuarit Klodian Çalamani.

Në analizë të të gjitha provave të grumbulluara, rezulton e provuar se i pandehuri, para se të kryente veprën penale të “Vrasjes në rrethana cilësuese ndaj të miturit” të parashikuar nga neni 79 germa “a”, ka konsumuar fillimisht veprën penale të “Marrëdhënies seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë, të parashikuar nga neni 100/2 i K.Penal.

Lexo edhe :  Udhëto jashtë Shqipërisë/ Të gjitha në një vend: Karton Jeshil + Teleshëndet + AutoSos

Pas kryerjes së aktit homoseksual me dhunë ndaj të miturit, i pandehuri Klodian Çalamani, ka kryer vrasjen me sende të forta kazmë e lopata.

Të fundit

VIDEO / Plas sherri mes vajzave në emision: Kujdes me mu se t’i thej gishtat!

Gisela dhe Briki janë dy nga konkurrentet në emisionin “Përputhen”, ku djem dhe vajza mblidhen për të gjetur shpirtin...

“Plani i fshehtë për arrestimin e Dakos”/ Ish-drejtuesi i policisë tregon skemën

Ish-drejtuesi i policisë Arben Hajdarrmataj tha në emisionin Now në Euronews Albania se në kohën kur Fatmir Xhafaj ishte ministër i Brendshëm ishte përgatitur...

Para pak muajsh mundi kancerin/ Ndahet nga jeta në mënyrë të papritur aktorja meksikane

Rebecca Jones, aktorja e njohur meksikane, ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare herët në mëngjesin e sotëm. E njohur për rolin e saj si antagoniste në...

Shkolla e Policisë “përjashton” ekselentët/ S’lejohen ata mbi 30 vjeç apo që mbajnë syze

Në muajin shkurt 2023, Policia e Shtetit, njoftoi se janë hapur 300 vende vakante për punonjës policie. Kandidatët duhet të paraqiteshin deri më 15...

“Inskenime alla James Bond nëpër tunele”/ Pse iu vunë prangat Lefter Allës

Gazetari Lavdrim Lita tha në emisioni Now në Euronews Albania se kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla dhe biznesmeni i favorizuar prej tij në tenderin...

Lajme të tjera

Web TV