Përloti gjithë shqiptarët, Eni tregon si e priti i ati rrëfimin: E mora në telefon…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eni Tare ishte banori i eleminuar dje nga shtëpia e “Big Brother VIP”, megjithatë ai arriti që të linte “shenjën” e tij në program falë guximit për të rrëfyer para publikut historinë e vështirë të familjes.

Kështu, Eni tregoi si prindërit e tij ishin ndarë, për shkak të babait të alkoolizuar, ndërsa mes lotësh takoi mamanë e tij dhe deklaroi se edhe të atin e kishte falur pavarësisht asaj që kishte ndodhur.

Sot i ftuar në “Pardon My French” ndër të tjera Tare e preku edhe kêtë temë, duke treguar ekskluzivisht për Jonida Alickollin dhe Elona Duron si kishte reaguar babai i tij ndaj rrëfimit që preku shumëkënd.

“Sot herët në mëngjes e kam telefonuar, sepse unë e telefonoj i pari. I thashë se si iu duk, patjetër që i pëlqeu. Ai e di që e kam falur kam vite që kam komunikim me të. Ai nuk flet shumë për këto gjëra. Në përditshmërinë e tij do doja t’i ngjaja, është më i shkathët, më gazmor. Ai e di si është historia dhe e di që të gjitha ato fjalët ishin të vërteta. E kaloi me sportivitet, i pëlqeu ai fundi.  Kam kohë pa shkuar sepse kam qenë i angazhuar me punë edhe nuk kam pasur mundësi.”- tregoi Eni, ndërsa foli edhe për reagimet e personazheve të njohur pas asaj që ndodhi mbrëmjen e djeshme:

“Gocat e televizionit, pas rrëfimit tim, po më shkruajnë dhe po më suportojnë. Familja dhe shoqëria e dinin historinë e të kaluarës sime. Ai rrëfim ishte për të kuptuar nga vjen Eni, çfarë e ka bërë të fortë të edukuar dhe të gatshëm për të marrë përgjegjësi.”

Të fundit

‘Në pamje të jashtme dukesh i rëndë’, Rama batuta me ‘demokratët e socializum në Vorë’

Në Vorë kryeministri Edi Rama është takuar me disa banorë, të njohur si votues të djathtë, të cilët tashmë...

BE “bën një sy qorr” për non gratat në qeverinë serbe? Ja deklarata e Borrell

Kuvendi i Serbisë zgjodhi të enjten Qeverinë e re të vendit pas një debati disaorësh dhe me gjithë kritikat nga opozita. Me 152 vota...

Çfarë ndodhi? Mikeshat e Heidit dalin kundër lidhjes së saj me Romeon

Lidhja e Romeos dhe e Heidit është parë me skepticizëm edhe nga publiku, përveçse nga banorët që janë brenda në shtëpi. Teksa në çdo...

Dan Hutra dëshmon në SPAK dhe habit me deklaratën e papritur

Autori i vrasjes së tre grave, Dan Hutra është paraqitur në SPAK. Sipas informacioneve, ai është paraqitur në SPAK pas dy letrave drejtuar Prokurorisë së...

Video/Dalin pamjet tronditëse nga aksidenti tragjik në Durrës, ja momenti kur ‘Benz-i’…

Policia e Durrësit ka vënë në pranga 17-vjeçarin që shkaktoi aksidentin e rëndë pasditen e së premtes duke i marrë jetën një biçiklisti dhe...

Lajme të tjera

Web TV