Iu ndalua pensioni 114 vjeçares? ISSH sqaron situatën: Shkak procedurat verifikuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas publikimit të rastit të mosdhënies së pensionit ndaj 114 vjeçares Qamile Marra në Kuçovë, ka reaguar Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në reagimin zyrtar, thuhet se “aludimet se pensioni është ndërprerë për shkak të moshës së lartë nuk janë të vërteta madje janë dashakeqe”.

Gjithashtu bëhet me dije se nga sot është kryer është kryer pagesa e pensionit për të moshuarën ndërsa sqarohet se vonesa ka zgjatur 6 ditë për shkak të procedurave të verifikimit.

“Nisur nga rasti i publikuar së fundmi në media në lidhje me zonjën Qamile Metan Marra e moshës 114 vjeçe, pensioniste, ju sqarojmë se:

ISSH, për çdo pagesë që kryen realizon dhe saktësinë e pagesave nëpërmjet kontrolleve të vazhdueshme. Bazuar në analizën e riskut, në mënyrë periodike strukturat rajonale kontrollojnë gjallesën e përfituesve mbi 100 vjeç nëpërmjet kontrollit dyfish, atë të statusit në regjistrin e shtetasve dhe kontaktimit fizik të përfituesve. Kjo edhe për faktin që të gjithë pensionistët mbi 100 vjeç, autorizojnë persona të tjerë për të tërhequr pensionin.

Në këtë kuadër është kryer edhe verifikimi për zonjën Qamile Marra dje në datën 26 Janar dhe nga ana e Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore Berat po dje është gjeneruar pagesa. Sot në datën 27 janar është kryer pagesa e pensionit të zonjës pranë banesës nga ana e Postës Shqiptare si agjent pagues.

Theksojmë se vonesa në pagesën e pensionit të zonjës, për shkak të verifikimit, është 6 ditë dhe aludimet se pensioni është ndërprerë për shkak të moshës së lartë nuk janë të vërteta madje janë dashakeqe.

Instituti i Sigurimeve Shoqërore i uron jetë të gjatë zonjës Qamile dhe të gjithë pensionistëve përfitues dhe shpreh angazhimin për zbatimin me korrektësi të ligjit për pagesat dhe kontrollet e tyre.”, thuhet në reagim.

Lexo edhe :  Emigracioni plak Korçën/ Nga 173 mijë banorë, 56 mijë prej tyre janë mbi 60 vjeç

 

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV