Manastirliu në Orikum: 60 qendra të reja shëndetësore rehabilitohen këtë vit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrotjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka inspektuar punën që po kryhet për rikonstruksionin e qendrës shëndetësore 24-orëshe në Orikum.

Duke u shprehur se në këtë qendër do garantohet standardi më i lartë i shërbimit për qytetarët, Manastirliu tha se programi kombëtar i rehabilitimit të qendrave shëndetësore do të vijojë edhe këtë vit.

“Është dejt përfundimit qendra shëndetësore Orikum, një qendër që gjatë vitit ofron shërbim për rreth 5 mijë banorë, po ndërkohë gjatë sezonit turistik 4-5-fishohet numri i qytetarëve, turistëve, pushuesve që marrin shërbim në qendrën shëndetësore 24-orëshe. Edhe për vitin 2023, 60 qendra shëndetësore dhe ambulanca në të gjithë vendin do të rehabilitohen me kushtet më të mira”,- tha Manastirliu.

Ministrja Manastirliu theksoi se do të vazhdojë rritja e pagave për stafet mjekësore në të gjithë vendin.

“Vijojmë me rritjen e pagave me 7% pagat për personelin mjekësor në të gjithë vendin. Do të jenë rreth 19 mijë punonjës shëndetësie që do të përfitojnë direkt nga rritja e pagave këtë vit dhe do të vijojmë me fuqizimin e strukturave tona qoftë në kujdesin parësor edhe në atë spitalor”, – nënvizoi Manastirliu.

Pas rehabilitimit të 340 qendrave shëndetësore nga veriu në jug, edhe këtë vit do të investohet për rikonstruksionin e 60 qendrave të tjera shëndetësore, për t’ju ofruar shërbim dinjitoz qytetarëve dhe kushte më të mira pune për mjekët dhe infermierët.

 

Të fundit

Arrihet marrëveshja personale, Edon Zhegrova i thotë “PO” Juventusit

Ylli kosovar, Edon Zhegrova thuhet se i ka thënë ‘po’ Juventusit, duke arritur një marrëveshje personale për transferimin e...

Përse PD, mbron gjithmonë paligjshmërinë ?

Nga ARTUR  AJAZI Kur Policia e Shtetit, vajti dhe dyllosi televizionin e Irfan Hysenbelliut pasi kishte vite që ishte borxhli nështet, dhe i kishte mbaruar...

Zyrtare/ Shtyhet ndeshja e javës së parë në Kategorinë Superiore

Teuta ka pranuar kërkesën e Dinamos, për të shtyrë ndeshjen e javës së parë në Superiore. Vetë FSHF e ka zyrtarizuar axhendën e re. Durrsakët...

20 gusht 1866, fundi zyrtar i Luftës Civile Amerikane

Më 20 gusht 1866, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Andrew Johnson, shpalli me dekret presidencial se Lufta Civile Amerikane konsiderohej zyrtarisht e përfunduar. Në fakt,...

Bizneset shqiptare përdorin Inteligjencën Artificiale më shumë se rajoni dhe BE-ja

Megjithëse Shqipëria ka hendek teknologjik në krahasim me Rajonin dhe vendet BE, bizneset tona janë duke e përdorur inteligjencën Artificiale (IA) me shumë se...

Lajme të tjera

Web TV