Jo vetëm qumështi, këto janë disa nga produktet e pasura me kalcium

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dozat aq të nevojshme të kalciumit, i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit jo vetëm në Shqipëri.

Megjithatë, konsumatorët vegjetarianë dhe ata që kanë një tolerancë të ulët të laktozës mund t’i gëzohen një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalciumi. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme.

Lakrat e egra. Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalcium. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalcium.

Patatet e ëmbla. Një filxhan me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalcium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminëA dhe C.

Fiqtë. Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.

Salmoni. Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalcium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.

Sardelet. 100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.

Lexo edhe :  Preferoni tost për mëngjes? Ja pse duhet të bëjmë kujdes sipas ekspertëve

Farat e susamit. Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.

Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium, potas etj. Një gjysmë filxhani me këto fasule përmban 185 miligramë kalcium.

Bajamet. Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.

Portokallet. Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalcium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalcium.

Kalciumi është një nga mineralet më të nevojshme për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut.

Të fundit

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Shkëmbimet tregtare / Ja ç’po ndodh me eksportet e vendit tonë në 5 vitet e fundit

Mallrat “Made In Albania” që shiten në Greqi janë dyfishur përgjatë 5 viteve të fundit. Të dhënat e Instat tregojnë se gjatë vitit 2023...

Lajme të tjera

Web TV