Familjarët dhunuan mjekët dhe infermierët pasi u vdiq vëllai/ Reagon MSH: E patolerueshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka vënë në pranga ditën e sotme 2 shtetas dhe ka proceduar penalisht dy të tjerë pasi kanë dhunuar mjeken dhe kanë thyer dyer dhe dritare të një spitali.

Burime bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme tek infektivi.

Igli Spahija dhe K. S., 50 vjeç kanë pasur vëllain të shtruar në infektiv, i cili ka qenë i prekur me COVID-19, por veç saj ka pasur dhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Mbrëmjen e djeshme viktima ka pësuar atak kardiak ku dhe ka humbur jetën.

Pas kësaj ngjarje shtetasit Igli Spahija, 41 vjeç dhe Bledar Bali, 54 vjeç, së bashku me 3 personat e tjerë që janë proceduar penalisht kanë hyrë në ambientet e spitalit duke u konfliktuar fillimisht me policin privat të infektivit që qëndronte jashtë spitalit dhe më pas me mjekë e infermier.

Këta të fundit ata i kanë akuzuar se nuk kanë përdorur mjekimet e duhura për viktimën.

Pas kësaj ngjarje ka reaguar dhe Ministria e Shëndetësisë, e cila e konsideron të patolerueshmë dhunën ndaj personelit mjekësor.

Reagim mbi ngjarjen e ndodhur në Spitalin Infektiv

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dënon ashpër dhunën e ushtruar ndaj ekipit të mjekëve dhe infermierëve në Spitalin Infektiv, të cilët kanë qenë në krye të detyrës, duke reanimuar një pacient në gjendje të rëndë, teksa janë goditur dhe dhunuar nga familjarët e pacientit.

MSHMS e konsideron të patolerueshëm çdo akt dhune ndaj personelit shëndetësor dhe inkurajon organet e drejtësisë të çojnë deri në fund zbardhjen e kësaj ngjarjeje, duke çuar para drejtësisë autorin/autorët që kanë ushtruar dhunë ndaj mjekëve dhe infermierëve në detyrë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale siguron qytetarët se shërbimi mjekësor është garantuar dhe do të vijojë të garantohet për çdo qytetar nga personeli shëndetësor i kualifikuar. MSHMS mbështet stafin mjekësor që shërben çdo ditë me përkushtim e profesionalizëm për pacientët dhe dekurajon çdokënd që nxit gjuhën e urrejtjes ndaj mjekëve dhe infermierëve.

Lexo edhe :  Rama nesër në Athinë, kreu i Shoqatës së Emigrantëve: Takim patriotik, jo politik

 

 

 

Të fundit

Horoskopi i ditës, 13 maj 2024

Dashi Hëna do jetë në të njëjtën linjë me Saturnin sot dhe do ju bëjë edhe më të mençur dhe...

Zbulohet faktori i ri që rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, ja për kë bëhet fjalë

Nëse do ta përfytyronit trupin tuaj si një makinë, zemra do të ishte motori. Zemra, një organ muskulor që ndahet në katër dhoma dhe me...

Njohja e pensioneve me Italinë, nga e hëna drafti diskutohet në komisione parlamentare!

Marrëveshja me Italinë për njohjen e pensioneve të mbi 500 mijë shqiptarëve do të diskutohet nga e hëna në  komisionet parlamentare. Drafti parashikohet të prezantohet...

Puka dhe Tropoja bëhen bashkë dhe dhurojnë një mbrëmje të paharruar në “Gëzuar me ju”

Në programin “Gëzuar me ju” ishin të ftuar këngëtarët e njohur të muzikës popullore Perlat Sheqeri, me origjinë nga Puka, dhe Arif Dushaj, nga...

Thuajse të gjithë po e lexojnë gabim takimin e Ramës!

Nga Alban Daci Disa e quajnë takim elektoral me patronazhitë që ndoshta është edhe e vërtetë! Disa thonë se Rama e mbushi stadiumin me autobuzë nga...

Lajme të tjera

Web TV