McGonigal-Rama/ Revoltë dhe “eros” në Parlament

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në seancën parlamentare të ditës së djeshme janë shënuar disa incidente që në nisje ku deputetë të PD-së u përlasën fillimisht me punonjësit e Gardës së Republikës dhe më pas shpërthyen në akuza të ndësjellta në sallë.

Berisha shprehet se ka video të “orgjive rotike” të McGonigal në Tiranë, ndërsa akuzoi Ramën si të përfshirë në aferën me ish-kryeagjentin e Kundrazbulimit të FBI, i arrestuar dhe proceduar në Amerikë për lidhje me oligarkët rusë dhe korrupsion.

Kuvendi i Shqipërisë është kthyer dje në një arenë përplasjesh verbale dhe shtyrje me duar. Kryeministri Edi Rama, i cili ka bojktuar seancat plenare për të tretën javë rresht për shkak të ngjarjes së McGonigal e ka acaruar më shumë opozitën dhe ish- kryeministrin e Sali Berisha. Berisha tha se asnjë deutet i mazhorancës nuk mund ta mbulojë orgjinë e Ramës. Kryetari i Partisë Demokratike, mori fjalën e tij live në rrjetin social “Facebook”, nga foltorja e Kuvendit, dhe tha se çdo filmim që ai e disponon do ta dorëzojë në organet kompetente hetimore. Berisha shtoi se kjo është si një vetëakuzë, ndërsa vijoi duke thënë se asnjë video apo mesazh erotik nuk do publikohet nga ai, por ato do i dorëzohen drejtësisë. “Një akuzë e bërë McGonigalit ditën e premte në konference shtypi ju paska futur frikën në palcë zonjave socialiste. Kjo është e pabesueshme, është si vetëakuzë.

Edhe një herë ju them. Asnjë video e asnjë mesazh të natyrës erotike nuk do e gjeni të publikuar nga unë, rastet e McGonigal do shkojnë në drejtësi ose krijojmë një komisionin tresh dy tre vetë dhe hajdeni shikojini”, tha ai. Ndërkohë ai mohoi faktin se ka fyer publikisht një grua, ndërsa shtoi se nuk mund të mbulojë marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nga jashtë Parlamentit Berisha tha se njerëzit s’duhet të merren me “videon erotike”, pasi sipas tij kryesor duhet të jetë skandali Rama-McGonigal. “Edi Rama kishte bindur zonjat në parlament se akuzat e mija dhe skandali McGonigal, nuk kishte në qendër aferat, por disa aksesore në klubet dhe pub-et e Tiranës. Të shpreheshin sikur ishte secila prej tyre e akuzuar, kishte më turp. Çdo të dhënë unë do ua dorëzoj komisioneve parlamentare këtu dhe në SHBA.

Bëhet fjalë për dokumenta, në natyrën time nuk keni parë kurrë në profilin tim në facebook asnjë video të kësaj natyre. Po të mos kisha fakt do të flisja unë? Po të mos kisha fakte, mund të bëja deklaratën unë?Ky reagim kolektiv i zonjave socialiste, se ça ishte kjo, dihet ajo miza pas veshit, unë do hetoj deri në fund për t’i shkuar në fund kësaj piste. Më pengon se problemi kryesor është Edi Rama.

Lexo edhe :  Duka ''shuplakë'' Berishës e Metës për sulmet ndaj drejtësisë: I thonë SPAK-ut, ‘skap’

Problemi kryesor është Rama jo ngjarjet terciare në pub-et e Tiranës. Ne jemi paqësorë, populli mund të futet dhe të rrijë aty në grevë urie. Si ka mundësi, ajo është zonjë, grua, nënë, si ka mundësi të bëjë një deklaratë të tillë ndaj një deklarate që unë kam bërë ndaj mikut të Edi Ramës. Kërkon Edi Rama ta paraqesë si një turist seksi në Shqipëri, por nuk është i tillë”, deklaroi Berisha. Ai tha për McGonigal se është një agjent i rrezikshëm i SHBA-së. “Kemi të bëjmë me një agjent shumë të rrezikshëm, një tradhtar të SHBA, një armik të egër të opozitës dhe demokracisë shqiptare. Në këtë rast, çdo dokument që unë disponoj dhe do të disponoj, do ti dorëzoj në organet kompetente hetimore. Por përsëri kureshtjen tuaj për skena dhe për gjëra, mos kujtoni se ua plotësoj unë, kurrë. Unë kam një censurë të plotë për çdo video, mesazhi erotik që vjen për tu publikuar, nuk ndodh ajo. Po ku shkoi ajo. Pse çfarë mendon ti, se do të them unë fjalët që thotë kryetari jot, mos e prit atë ndonjëherë. Jam Sali Berisha unë, nuk jam Edi Rama që ndal gratë sa herë shkon në fushatë elektorale. Nuk e bëj unë atë. Nuk jam unë, ai që e di se ç’heqin ministret në mbledhjet e qeverisë me fjalorin prej rrugaçi që përdor dhe fjalorin. Kurrë mos i kërko tek unë. Jam i detyruar të respektoj, pavarësisht se e dua apo nuk e dua, unë nuk mund të fyej publikisht një grua. Nuk dëgjova asnjë, përmenda emra unë aty. Asnjë emër. Po pse u djeg kjo gjë. Çfarë ndodh me këtë. Pse me këtë kërkoni të mbuloni ju marrëdhënien sekrete të Edi Ramës me McGonigal. Nuk mbulohet me këto. Është e turpshme. Jeni jashtëzakonisht të keqorientuara”, tha Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit

PS kërkon përjashtimin e Berishës

27 deputetë socialistë kanë kërkuar përjashtimin maksimal të kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berishës. Ishte deputetja e Anila Dedaj, e cila bëri zyrtarisht kërkesën për përjashtimin e Berishës, pasi sipas tyre, ai ka përmendur fjalë të rënda teksa ka përmendur ish-zyrtarin e FBI-së, McGonigal. Dedaj ka bërë thirrje që nëse ka diçka konkrete, Berisha të nxjerrë provat, ose të kërkojë falje publike 27 deputetë kanë firmosur kërkesën për të përjashtuar Berishës për shkak se sipas tyre ka kaluar çdo kufi etik me deklaratat e fundit të bërë publike. “Ky tha se ka video për nuk do t’i bëjë publike. Në Kodin e sjelljes së Kuvendit thuhet se kërkohet.  Këtë herë janë shtuar edhe emra ambasadorësh. Gjuha linçuese këtu është e patoluerueshme”, është shprehur deputetja Anila Dedaj.

Të fundit

Nuk do ta besoni, ja sa përqind e shoferëve që drejtojnë makinën nën efektin e alkoolit

Sipas një raporti të publikuar këtë javë, 4% e shoferëve në Zvicër ngasin makinën pasi kanë pirë alkool. Megjithatë,...

Ndërtimi i piramidave të Gizës, ky grup shkencëtarësh pretendon se ka zgjidhur dilemën

Dilema e ndërtimit të piramidave të Gizës është një nga diskutimet e shpeshta që ndodh në panelet e diskutimeve televizive në botë, sigurisht kur...

Si klima e polarizuar në Sllovaki çoi në atentatin ndaj kryeministrit sllovak

Polarizimi politik në Sllovaki ka qenë në vijë të kuqe që nga vrasja e gazetarit investigativ Jan Kuciak dhe të fejuarës së tij në...

Rikthehet pas 6 vitesh sfilata e modës së “Victoria’s Secret”

Sfilata vjetore e modës së Victoria’s Secret nuk është mbajtur që nga viti 2018 dhe do të rikthehet zyrtarisht këtë vit. Sfilata është një...

Kryeministri i Sllovakisë mbetet në rrezik për jetën

Kryeministri sllovak Robert Fico mbetet në gjendje të rëndë dhe i rrezikuar nga komplikacionet, por për momentin është në gjendje të stabilizuar. Të rejat e...

Lajme të tjera

Web TV