Presion për vulën?/ PD e Berishës protestë kombëtare më datë 3

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka vendosur që më 3 mars të mbajë një protestë kombëtare në Tiranë. Pikërisht në atë ditë pritet që të merret vendimi në Gjykatën e Apelit se kujt do i përkasë zyrtarisht PD, “grupimit Berisha” apo “grupimit Rama”.

Partia Demokratike nuk do të ndalet së protestuari, ndonëse po i afrohemi fushatës elektorale dhe puna në terren është më e rëndësishme për një fitore, Berisha ka zgjedhur protestat, sa para parlamentit ashtu edhe para kryeministrisë.  Beteja do të jetë në dy fronte ku kryesore është skandali McGonigal-Rama, ku PD e konsideron si ngjarjen më të rëndë. Ish-zyrtari I lartë të FBI-së Charls McGonigal u arrestua dhe po procedohet në SHBA për lidhje me oligarkët ruse dhe korrupsion. Ai është përfshirë edhe në disa takime të dyshimta në Shqipëri dhe ka përfituar nga bizneset e krijuara në vendin tonë. Faktet që opozita do të dal në shesh lidhur me çështjen e të akuzuarit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës McGonigal sa po vijnë edhe po shtohet, çka e bën protestën e opozitës më të favorshme. Por dita që është përzgjedhur është me shumë domethënie. Më datë 3 mars, Gjykata e Apelit pritet që të marrë një vendim se kujt do i takojë vula dhe logo e PD-së, Berishës apo Alibeajt, ky i fundit përfaqësues i “grupimit Basha”.

Protest para gjyaktës për vulën

Sali Berisha nuk do të qëndrojë “duarkryq” ditën kur Gjykata e Apelit do të vendosë për vulën e Partisë Demokratike e ku njëkohësisht do të mësohet edhe “fati” i tij politik. Në 3 mars, Apeli mban seancën gjyqësore që do i japë fund njëherë e mirë se kujt i përket PD-ja dhe në po të njëjtën ditë ish-kryeministri ka thirrur protestën e radhës kombëtare. Pikërisht ky vendim, për mbajtjen e një proteste në ditën kur drejtësia po merr një vendim mjaft të rëndësishëm, për një çështje që është zvarritur prej më shumë se një viti, shihet si një presion nga ana e Berishës. Ky i fundit, duket se i druhet se Gjykata nuk do i japë vulën e partisë, e prandaj ka thirrur demokratët në protestë për të “treguar forcën” e tij dhe për të treguar se ka shumicën në parti, atë që ka pretenduar që në krye të herës. Data 3 mars do të jetë ‘beteja’ përfundimtare mes dy kampeve brenda Partisë Demokratike, pasi Gjykata e Apelit do të vendosë se kush do ta drejtojë partinë, Sali Berisha apo Enkelejd Alibeaj, më këtë të fundit që ka aktualisht edhe vulën e partisë. Duhet theksuar se Apeli ka vendosur që të shqyrtojë ‘çështjen më të nxehtë’ të momentit, 3 ditë para regjistrimit të partive politike për zgjedhjet vendore. Prandaj është shumë i rëndësishëm, pasi kështu do të mësohet edhe fati i Sali Berishës në zgjedhjet e 14 majit se si do të regjistrohet në zgjedhje në një kohë kur i ka zyrtarizuar kandidatët në të gjitha Bashkitë e vendit. Kjo është protesta e tretë radhazi e Sali Berishës në atë që pretendon se është “Revolucion” për rrëzimin e qeverisë Rama. Ndërkaq, protestat e tjera në Tiranë, tek parlamenti nuk do të ndalen, duke u zhvilluar çdo ditë që ka seanca kuvendore.

Lexo edhe :  11 maji në Bashkinë Tiranë: 167 mijë vota socialiste dhe 174 mijë vota opozitare

Berisha mëson nga “gabimet” e Bashës

“Ne parlamentin nuk e dorëzojmë”. Ky ishte mesazhi që kreu demokrat i drejtoi socialistëve nga mbledhja e kryesisë së PD në selinë blu. “Ne rezistencën në parlament duhet ta shumëfishojmë. Nuk kemi autoritet për të dorëzuar parlamentin. Ne përfaqësojmë 750 mijë zgjedhës”, tha Berisha. Një qëndrim tërësisht i ndryshëm nga ai që ka mbajtur pasardhësi dhe paraardhësi i tij Lulzim Basha, i cili në shkurt të vitit 2019 mori vendimin për djegien e mandateve të deputetëve. Berisha e sheh Parlamentin si një “vend ideal” për të bërë opozitarizëm, qoftë edhe fort agresiv. Nga ana tjetër nismat e mazhorancës socialiste për të përjashtuar javë pas jave parlamentarë të PD, sipas Berishës synojnë të shtyjnë opozitën drejt bojkotimit të zgjedhjeve. “Bëhet çdo gjë që të grabiten zgjedhjet, të plaçkiten zgjedhjet. Ne duhet të qëndrojmë ndaj çdo akti, ndaj çdo veprimi, ndaj çdo përpjekje të shkelmimit të ligjit të zgjedhjeve dhe grabitjes së tyre. Ne nuk i bojkotojmë zgjedhjet”, shtoi ish-kryeministri. Demokratët nuk do ta rrëzojnë me dhunë qeverinë Rama, pohoi Berisha duke orientuar Kryesinë që t’i shpjegojnë demokratëve pse protestat e PD janë paqësore. Berisha u shpreh se revolucioni është jetik për të çmontuar atë që PD e cilëson regjimin e Edi Ramës. Në Kuvend mbërriti kërkesa e socialistëve për përjashtimin e Sali Berishës, Flamur Nokës, Belind Këlliçit dhe Edi Palokës për 10 ditë nga punimet e parlamentit për shkak të bllokimit të foltores dhe përdorimit të gjuhës fyese në seancën e shkuar plenare.

 

Të fundit

Irani skeptik për bisedimet me SHBA, Khamenei: Nuk japin rezultat

Lideri suprem iranian është shprehur skeptik se bisedimet me Shtetet e Bashkuara për çështjen bërthamore do të çojnë në...

“Shpenzova 6 milionë lekë të vjetra”, kandidati demokrat: E kuptova planin e Ramës

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja vijon të jetë i zhgënjyer me rezultatin që prodhuan zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Kalaja i...

“Nuk i do për vete”, Fiks Fare zbulon skandalin në Fshatin SOS

Një 18-vjeçare, e rritur në Fshatin SOS të Fëmijëve, ka denoncuar në emisionin investigativ “Fiks Fare” se nuk po merr fondet që i takojnë...

Macja trafikante, metoda origjinale e bandave për të futur drogë në burg (video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Kosta Rika, që nxori zbuluar dhe skemën e re të trafikut të drogës në këtë vend. Duket se...

Albin Kurti: Jemi të gatshëm për kompromise për qeverinë, por…

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh udhëheqës i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, deklaroi se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit të...

Lajme të tjera

Web TV