“Shpresojmë që zgjidhja për vendin tonë të vijë gjithmonë nga SHBA-të “

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Erald Shulla

Politika po zjen nga skandali i ish- agjentit të FBI -së McGonigal. Opozita po pretendon se ka fakte që ky i fundit është i lidhur fort me qeverinë Rama. Po ashtu Berisha tha se ka video erotike ku përfshihen njerëz të Ramës. Kemi edhe një kërkesë nga opozita për interpelancë me Ramën, dhe ky i fundit nuk i përgjigjet dhe prej tre javësh, duke e braktisur  Parlamentin. Po ashtu duhet thënë se kemi përjashtime të njëpasnjëshme të deputetëve të opozitës nga seancat plenare. Gjithë kjo panoramë sa e rëndon pozicionin e Ramës?

Në vetvete e gjithë kjo histori që prej javësh po vëlon nga humultimet apo nga ato informacione që vinë nga SHBA për çështjen gjyqsore të McGonigal dhe kthehen në vendin tonë në analiza politike apo debate politike me akuza të vërteta dhe spekulime, ku më shumë Ramën për mendimin tim e rëndoi shamangia e debatit në parlament me opozitën. Pse sepse opozita mori spunto për ta zgjatur më shumë me komente të përditëshme. Në dukje është sikur Rama po kërkon kohë që të dali nga kjo situat duke e shmangur debatin me opozitën. Ajo që lë për të dëshiruar është që nga kjo sjellje dhe qasje e të gjithë spektrit politik në vendin tonë, ne po humbasim parlamentarizmin. Çështjet dhe problematikat e politikanëve tanë me SHBA apo në SHBA po mbajnë tashmë peng politikën shqiptare. E nisëm me akuzat për zotin Basha me dosjen “Muzin” , non grada ndaj Berishës, dhe tani po diskutojmë lidhjet e kryeminiatrit me ish zyrtarin e lartë të FBI. Pra vëmëndja tek problematikat e pokitikanëve jo tek problematikat e qytetarëve. Kjo është një siyuat e trishtë për mendimin tim, që Rama si kryeministër i vendit duhet të bëj hapa për normalizimin e situatës politike.

Berisha nuk po ndalet me protesta, pasi thirri dy të parat i ka kërkuar demokratëve  që të protestjnë para parlamentit çdo të enjte, ndërsa në tre mars do protestojë dhe para gjykatës. Në 3 mars është edhe protesta kombëtare. A mendon se protestat në Shqipëri janë zgjidhje për rotacion qeverie.

Berisha premtoi dhe artikulon për revulucion, por ajo që shohim tek lëvizjet e Berishës është që ai ka më shumë dhe kërkon zgjidhje tek problemet e tija me Partinë Demokratike. Protestat për mendimin tim Berisha po i thërret për presion ndaj opinionit publik, ndaj qeverisë, ndaj ndërkombëtarëve dhe drejtë për drejtë për gjykatën, e cila pritet në 3 mars të japi vendimin për të drejtën e vulës dhe logos së PD. Unë kështu i analizoi lëvizjet politike të Berishës apo grupit të rithemelimit.

Lexo edhe :  Kur Rama ia kalon edhe Micotaqis!

Kemi një lideri opozite të shpallur non grata në SHBA, nga ana tjetër kryeministri Rama ështe në një pozitë të vështirë në dyshimim e mpleksjes me zyrtarin e larte të FBI të proceduar për lidhje me oligarket rusë dhe korrupsion. Një vit më parë Rama sulmonte Berishën me kartën Amerike, sot Berisha sulmon Ramën me të njëjtën formë. Përse kjo situatë dhe sa e penalizon vendin?

E thashë dhe më lartë, politika jonë duket si peng i problematikave të krerëve apo politikanëve tanë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe janë shkëputur totalisht nga problemet që ka vendi. Këtu të gjitha palët mbajnë në dorë flamurin Amerikan dhe akuzojnë njeri tjetrin për anti amerikan, apo lloj lloj akuzash të tjera. Realisht unë mendoj që zgjidhja e kësaj situate duhet të vijë nga përfaqësuesit e SHBA-ve sepse po bëhet një koklavitje e frikshme me akuza për problemet me ShBA-të, e nga kush nga politikanët e një vendi që Amerikanët i kanë aleatin kryesor.

Kjo situatë a paralajmëron nisjen e një fundi politik të tre dekadave të fundit, si në formë qeverisëse ashtu edhe në emra, apo jemi ende shpejt? Ka një të vërtetë që SHBA vendosi sanksione me shpalljen “non grata” të disa individëve, por në asnje rast nuk i ka dëmtuar rëndë personazhet. Atë që SHBA nuk e arriti me vendime politike, a mund ta arrijë me institucionet e drejtësisë këtu tek ne, veçanërisht me SPAK, apo edhe ky institucion është i frikësuar nga elita politike në mazhorancë dhe opozitë?

Do gëzohesha nëse do të ndodhte që drejtësia jonë të binte jo shumë por pak aromë drejtësie Amerikane. E shpresoj të ndodhi, por situata më duket e largët duke mosditur planin që amerikanët kanë tek ne. Në ata kanë një plan afatshkurtër, atëhere policia duhet të bëj gati prangat për duart e zyrtarëve të korruptuar. Nëse është një plan afatgjatë, atëhere këngên dhe të njëjtën melodi 32 vjeçare të poltikës tonë do e dëgjojmë akoma. Do vazhdojmë me të njetët personazhe që bëjnë të njëjtat akuza të ndërsjellta. Uroj që ameriaknët të kenë planin afatshkurtër në vendin tonë, që vendi të çlirohet sa më parë e të funksionoi drejtësia e vërtet dhe jo ajo në interes të poltikanëve. Shpresojmë që zgjidhja të vi gjithmonë nga SHBA-të për vendin tonë.

Të fundit

Si klima po godet ekonominë?

Mbi 198 milionë dollarë në vit, 16.5 milionë në muaj apo rreth 550 mijë dollarë në ditë. Kaq para...

Vrasja e policit / Klodiana Lala tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë

Gazetarja Klodiana Lala thotë se kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e vrasjes së oficerit të policisë në fshatin Baltës të Fierit. Ajo tha se...

Albin Kurti gjithë betejat e i ka bërë kundër Perëndimit

Nga Mero Baze Ka shumë pak shanse që në minutat e fundit Albin Kurti dhe qeveria në Kosovë të korrigjojnë qëndrimin e tyre dhe t’i...

Papa Françesku planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm

Papa Françesku po planifikon të vizitojë Turqinë vitin e ardhshëm për të shënuar përvjetorin e Këshillit të Parë të Nikesë, tha të enjten kreu...

A do të pranonte 1 milion dollarë për s*ks? Ja si përgjigjet Rike Roçi

Rike Roçi e ka një përgjigje për një pyetje të sikletshme. Dje, teksa ishte e ftuar në emisionin "Ndryshe", është vendosur përballë pyetjes nëse...

Lajme të tjera

Web TV