Deputeti i PD- së: Persona nga opozita kanë bashkëpunuar me McGonigal kundër Bashës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku thotë se personazhe nga opozita kanë bashkëpunuar me kryeministrin Edi Rama dhe ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal për të goditur ish-kryedemokratin, Lulzim Basha.

Në një intervistë për Euronews Albania, Kreshnik Çollaku u shpreh se duhet pritur hapja e procesit gjyqësor për të parë fakte të reja në lidhje me këtë çështje.

“Të presim të hapet procesi, të paktën procesi i Tiranës, ku përfshihet drejtpërdrejt zoti Rama, influenca e tij, investimi i tij për të dëmtuar, baltosur rivalin e tij drejtpërdrejt politik në atë kohë, Lulzim Basha dhe të tjerëve që i kanë dhënë një dorë Edi Ramës edhe pse jo të motivuar nga interesa politike, por nga afera të natyrës së bashkëpunimit të ndyrë politik.

Qartësisht, personazhe të opozitës kanë kontribuar në një masë të caktuar në këtë ndotje të kryetarit të opozitës në atë kohë. Po, duket që edhe personazhe të opozitës kanë qenë të përfshirë në këtë histori, kanë bashkëpunuar me Ramën dhe me McGonigal për të goditur PD-në dhe kryetarin e saj në atë kohë. Kjo është e dukshme”, theksoi ai.

Të fundit

Shenjat më të pafata të horoskopit gjatë muajit qershor

Qershori sjell shumë lëvizje planetare dhe ndryshime në yje, ndaj ndikimi mbi shenjat e horoskopit do të jetë i...

Alimehmeti nuk tërhiqet nga rinumërimi i votave, nesër hidhet shorti

Kandidati demokrat, Ilir Alimehmeti është i vendosur për t’i shkuar deri në fund kërkesës së tij për rinumërimin e votave në qarkun e Tiranës,...

Ermal Meta pas botimit të librit të ri: Kanuni? Ju tregoj se si ishte Shqipëria

“Kur të godet, një këngë mbetet brenda teje, ndërsa një libër të shoqëron gjatë”, thotë Ermal Meta, duke folur për ndryshimin midis të të kënduarit...

Arrestohet 35-vjeçari në Mirditë, policia e kap në parcelën me kanabis

Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Trazhë pasi u zbulua një parcelë me 225 fidanë kanabis sativa. Ervin Lleshaj banues...

“Kanabisi po del jashtë kontrollit”/ Zonat e lejuara janë shumëfish mbi kufirin ligjor

Ligji për kultivimin dhe kontrollin e kanabisit, i miratuar nga qeveria në vitin 2023, është kthyer së fundmi një nga çështjet më me debat,...

Lajme të tjera

Web TV