Me deputetë të përjashtuar/ Zbulohet strategjia e opozitës në seancën e nesërme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Nesër u bëj thirrje qytetarëve që të protestojmë me fuqinë më të madhe përpara parlamentit.

Ky është parlament i krimit.

Sikundër deputetët tanë do të bëjnë një përpjekje të jashtëzakonshme për arritjen e qëllimeve të tyre”, është shprehur kreu i PD-së, Sali Berisha.

Sipas tij, para botës ka një parlament të vetëm që ka përjashtuar 23 deputetë vetëm që Edi Rama të mos hetohet për krimin që ka kryer, për korruptimin e zbuluesit kryesor të vendit partner dhe mik të Shqipërisë.

“Rama dhe Balla duan ta zëvendësojnë ligjin e Lustracionit”

Ndër të tjera, Berisha tha se nesër do të vazhdojnë betejën për të informuar qytetarët janë 40 nisma legjislative të opozitës, të cilat Linda e parlamentit i ndryn në sirtar me urdhër të Edit të qeverisë. Ky është asgjësimi de facto i fuqisë legjislative të opozitës.

Sipas Berishës, një nga ligjet më të rëndësishme që kemi dërguar prej muajsh është ligji i Lustracionit, por këtë ligj, i cili është i standardeve ndërkombëtare më të mira, Edi Rama dhe Taulant Balla duan ta zëvendësojnë me një amendament për gjah shtrigash në Kodin Elektoral.

“Në kombinim apo jo me Alibashën, nuk e di, por ai që nisi si amendament i Alibashës, përfundoi si amendament i Ballës.

Por kjo është histori turpi. Një shtet serioz, një proces serioz siç është lustracioni, e bazon në ligj të veçantë, si të gjitha vendet ish-komuniste.

Ai nuk mund të përdoret për gjah siç po përdoret nga Edi Rama. Në nenin respektiv të këtij ligji, parashikohet humbja e të drejtës për kandidim në organet e zgjedhura, në postet e rëndësishme për të gjithë informantët, bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, për të gjithë oficerët dhe për nomenklaturën.

Lexo edhe :  Rama: Në 5 vitet e ardhshme do rikthehen hekurudhat në Shqipëri

Prandaj qytetarë dhe qytetare, nesër në ora 10, duhet të jemi të gjithë para parlamentit për të bërë që zëri ynë të dëgjohet, që revolucioni të vazhdojë fuqishëm deri në fitoren e tij”, është shprehur Berisha.

Të fundit

Kjo është fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025 deri më tani!

Sipas të dhënave më të fundit të publikuara nga Similarweb, fjala më e kërkuar në Google për vitin 2025,...

Skandal në Greqi, vajza shqiptare falsifikoi mesazhet dhe detyroi të atin të vriste dajën

Një kthesë e re në rezultatin gjyqësor të vrasjes që përfshinte një viktimë 33-vjeçare u dha dje në Gjykatën me Juri të Përzier të...

Hapja e fushatës së PS, Rama: Sot nis e përpjeta e fundit drejt Europës

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët janë përpara një kryqëzimi historik, duke pasur shansin për anëtarësimin e Shqipërisë në BE brenda 4 vitesh. Në fjalën...

Xheneta ironizon hapur Eglin: Suksesi i jetës, me lut një mashkull me të puth

Një video mes Gjestit dhe Eglit po bën xhiron e rrjetit, ku kjo e fundit i kërkon 'llogari' banorit se pse ai nuk e...

Mick Jagger fejohet me balerinën 44 vite më të re

Mick Jagger është fejuar zyrtarisht për herë të tretë. Artisti 81 vjeç, dhe Melanie Hamrick, 37 vjeç, kanë qenë të fejuar në heshtje për “dy...

Lajme të tjera

Web TV