Studimi: Të gjithë njerëzit inteligjentë kanë veçori interesante, a jeni dhe ju mes tyre?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri ka zbuluar se inteligjenca luan një rol kyç në të kuptuarin e “humorit të errët”, si dhe disa faktorë të tjerë.

Fakti që ju pëlqen “humori i errët” nuk ju bën njeri të keq, përkundrazi, tregon shumë për karakterin tuaj të përgjithshëm, pavarësisht se studimet e mëparshme pretendonin të kundërtën.

Të dhënat befasuese nga studiuesit e Universitetit Mjekësor të Vjenës në Austri morën rezultatet e 156 pjesëmarrësve të rritur, burra dhe gra. Secilit pjesëmarrës iu kërkua të vlerësonte 12 karikatura me humor të errët nga një karikaturist i famshëm gjerman dhe të ndanin mendimin e tij rreth tyre. Dmth nëse shakatë e tyre ishin interesante dhe të lehta për t’u kuptuar, nëse ishin vulgare etj.

“Humor i errët”, mendje të ndritura

Analizimi i pjesëmarrësve u bë në tre dimensione: niveli i inteligjencës, predispozicioni për “humor të errët” dhe niveli i agresivitetit. Studiuesit zbuluan se ata që ishin më të interesuar për humorin e errët ishin më pak agresivët dhe më inteligjentët, duke zotëruar nivelin më të lartë të edukimit.

Ata me një nivel mesatar të të kuptuarit dhe interesit për filmat vizatimorë u zbulua se kishin nivele mesatare të inteligjencës dhe humor të keq, por ishin gjithashtu mesatarisht agresivë.

Ndërkohë, ata me një nivel të moderuar të të kuptuarit dhe një nivel të ulët interesi për humorin e errët priren të kenë një nivel mesatar inteligjence, por një nivel mjaft të lartë agresioni.

Studiuesit arritën në përfundimin se humori i errët kërkon më shumë “tru” për t’u përpunuar në krahasim me shakatë standarde.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV