Pas mjekëve, edhe farmacistët braktisin vendin/ Toma: Nuk plotësojmë dot turnet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shëndetësia Shqiptare po njeh së fundi një tjetër braktisje. Pas mjekëve e infermierëve edhe farmacistët kanë nisur të largohen nga vendi.

Sipas të dhënave zyrtare të Urdhërit të Farmacistit, vetëm në 2022 janë larguar 75  profesionistë të fushës. Për Diana Tomën, kryetaren e këtij urdhëri, ky fenomen shumë shpejt do të na çojë në mungesë profesionistësh në këtë shërbim

“Për hir të së vërtetës quhet masiv referuar numrit të farmacistëve që e ushtrojnë profesionin dhe atyre që po largohën. Nëse për disa vite po të vazhdojnë me këto ritme largimi do jemi para mungesës së personelit që do të na ofrojmë shërbim farmaceutik. Nëse me parë ishim në raportin iknin 1, 2 dhe 8 mbeteshin, vajtem në raportin që 5 mbeten dhe 5 iknin. Aktualisht jemi në raportin më shumë se 5 ikin më pak se 5 mbeten”, tha Toma.

Kriza për gjetjen e profesionistëve të barnave ka nisur, deklaron Toma.

“Nuk gjen farmacistë për t’i plotësuar, dhe kur garantojnë me profesionistë njërin turn, kanë probleme të mbulojnë turnin tjetër”, tha ajo.

Aktualisht në të gjithë vendin numërohen rreth 3 mijë farmacistë. Kjo shifër ka mbetur e pa ndryshuar për të pakën 3 vitet e fundit, si pasojë e largimeve.

Të fundit

Tensionet në KZAZ nr.40 në Tiranë/ Nxirren me forcë jashtë qendrës së votimit vëzhguesit

Vijojnë tensione brenda KZAZ nr.40 në Tiranë, pas urdhërit për nxjerrjen jashtë të vëzhguesve të partive politike. Disa prej tyre raportohet...

Votat preferenciale në Tiranë/ Cilët janë deputetët që ngelin jashtë Kuvendit

Në Tiranë ka nisur numërimi i votave preferenciale të kandidatëve ku deri tani nga raportimet zyrtare të KQZ-së janë numëruar 87 nga 1282 kuti...

2025 nis me bum kreditimi për shtëpi, ndërhyhet me masa të reja rregullatore

Kredia në shtëpi e ka nisur me ritme të shpejta të rritjes edhe vitin 2025. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se për...

Berisha njoftoi protestë/ Reagon Rama: O Mbret, ne stërnipërit e tu do të jemi krenarë…

Shqipëria është gati të presë më 16 maj Samitin e Komunitetit Politik Europian, ku do të mbledhë në zemër të kryeqytetit dhjetëra liderë nga...

Shqipëria me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon, Kosova dhe Serbia ‘udhëheqin’

Shqipëria është konkurruese me Rajonin për prodhimin e hershëm bujqësor, por nga ana tjetër, renditet e fundit sa i përket zhvillimit të agroindustrisë, një...

Lajme të tjera

Web TV