Tërmetet shkaktuan mijëra viktima, mbi 180 të arrestuar për ndërtesat e shembura në Turqi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se 600 njerëz po hetohen në Turqi për ndërtesat që u shembën nga tërmeti vdekjeprurës i 6 shkurtit.

Ministri i Drejtësisë, Bekir Bozdag tha se 184 të dyshuar, përfshirë kontraktorët e ndërtimit dhe pronarët e ndërtesave, ishin arrestuar tashmë, raportojnë mediat e huaja.

Për vite me radhë, ekspertët paralajmëruan se korrupsioni endemik dhe politikat e qeverisë nënkuptonin se shumë ndërtesa të reja ishin të pasigurta.

Numri i konfirmuar i vdekjeve në Turqi dhe Siri tani ka tejkaluar 50,000.

Bozdag i bëri komentet nga Turqia juglindore, ku ra tërmeti me magnitudë 7.8 ballë.

Mes të arrestuarve është edhe një kryebashkiak i një prej qyteteve afër vendit ku goditën lëkundjet, raportojnë mediat turke.

Më shumë se 160,000 ndërtesa u shembën ose u dëmtuan rëndë në Turqi pas tërmeteve, duke ngritur pikëpyetje nëse ndikimi i fatkeqësisë natyrore u përkeqësua nga dështimet njerëzore.

Partitë e opozitës dhe disa ekspertë ndërtimi akuzojnë administratën e presidentit, Rexhep Tajip Erdogan për dështim në zbatimin e rregulloreve të ndërtimit.

Ata thonë se politikat e qeverisë kanë lejuar të ashtuquajturat amnisti për kontraktorët që shmangin rregulloret në ndërtimtari

Të fundit

Apeli i GJKKO lë në burg Fredi Belerin! Detyrim paraqitje për Kokaveshin

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Fredi Belerit për masë më të lehtë siguri, duke lënë në fuqi...

BE i alokon Shqipërisë 72 milionë euro si pjesë të Paketës së Mbështetjes

Bashkimi Evropian i ka transferuar 72 milionë euro Qeverisë së Shqipërisë si pjesë e mbështetjes së BE-së për të përballuar pasojat socio-ekonomike të krizës...

Rama takohet me Vuçiç, diskutojnë për tensionet në veri

Situata në veri të Kosovës është një ndër temat kryesore në samitin e dytë të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet sot në...

Vrau 12 vite më parë Ilir Rexhepin, Mihal Toshi meret i pandehur, e tradhtoi ADN

Elton Qyno Mihal alias Mirgen Toshi, wshtw marw i pandehur pwr njw vrasje tw kryer 12 vite mw parw nw Elbasan. Ndaj Toshit wshtw ngritur akuza...

Inteligjenca artificiale që zbuloi një antibiotik të ri, në dy orë

Një AI i MIT gjeti mes 7000 ilaçeve të reja potenciale një antibiotik efektiv kundër Acinetobacter Baumannii, një superbakter spitalor. Një inteligjencë artificiale e zhvilluar...

Lajme të tjera

Web TV