Lidh Velipojën me Ulqinin/ Ja sa do të kushtojë projekti për Urën e Bunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mbledhjen e përbashkët mes qeverisë shqiptare dhe asaj malazeze që sapo ka nisur në Podgoricë, mes të tjerash, do të nënshkruhet edhe marrëveshja për ndërtimin e urës në lumin Buna. Investimi për urën që lidh Velipojën dhe Ulqinin dhe që do të jetë 310 metra e gjatë, do të bashkëfinancohet nga të dyja vendet.

Është një nismë e mbështetur drejtpërdrejt nga kryeministrat e të dy vendeve për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe. Kjo urë, që do të ndërtohet në zonën kufitare mes Velipojës dhe Ulqinit, do të ketë dy korsi me 3.75 metra secila. Do të ketë gjithashtu trotuar si edhe korsi biçikletash në të dy anët.

Do të lidhë dy vendet nëpërmjet rrugëve lokale Shkodër-Velipojë në Shqipëri dhe atë në jug të aeroportit ekzistues në Malin e Zi. Ura do të jetë 10 metra e lartë që garanton rrjedhjen normale të lumit. Qeveritë pritet që të financojnë 20 milionë euro për ndërtimin e urës dhe për projektet e tjera infrastrukturore.

Të fundit

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Kush ishte Pippo Baudo, prezantuesi ikonik italian

Një nga figurat më të shquara të ekranit italian, Pippo Baudo, është ndarë nga jeta sot në moshën 89-vjeçare, duke lënë pas një trashëgimi...

Lajme të tjera

Web TV