Pas Brukselit, Kurti: Na presin takime dhe diskutime të vështira në muajt në vazhdim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas takimit në Bruksel ka komentuar kritikat e subjekteve politike opozitare. Kurti ka thënë se nuk ka hequr dorë nga njohja nga Serbia. Numri një i qeverisë po ashtu tha se e presin takime e diskutime të vështira gjatë muajve në vazhdim.

“Nuk kemi hequr dorë nga asgjë dhe do të vazhdojmë për qytetarët e Kosovës. Na presin takime e diskutime të vështira në muajt në vazhdim. Jam i hapur për çdo raportim në Kuvendin e Kosovës” njoftoon RTK.

Kryeministri Kurti derisa tha se nuk ka mundur ta publikojë planin franko-gjerman më herët për shkak se kjo ishte kërkesë e negociatorëve dhe i ftoi të gjithë që ta lexojnë e analizojnë atë pas publikimit.

Kurti ka thënë se palët ndërmjetësuese të dialogut janë të përkushtuara që gjatë muajit mars të ketë marrëveshje për propozimin në fjalë. Megjithatë për shkak të vështirësive që mund të ketë ai tha se nuk mund të paragjykojë për marrëveshjen finale me Serbinë.

Me rastin e 25- vjetorit të masakrës së Qirezit dhe Likoshanit,  kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufcën dhe ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, bënë homazhe në nderim të 24 shqiptarëve të vrarë nga forcat serbe më 28 shkurt 1998.

Kryeparlamentari Konjufca dhe kryeministri Kurti pas homazheve kanë vlerësuar lart sakrificën e të rënëve për lirinë e vendit.

Duke kujtuar këtë ditë, kryeministrit Kurti tha se kjo hakmarrje ndaj civilëve të pambrojtur dhe të paarmatosur erdhi për shkak se Ushtria Çlirimtare e Kosovës po merrte hov dhe kishte gjithnjë e më shumë sukses në përballje me forcat policore serbe.

“Me këtë rast si kryeministër, si qytetar, si shqiptar, ndaj dhembjen e pikëllimin me familjarët. Kemi shumë mall për ata që nuk janë në mesin tonë por në të njëjtën kohë ndjejmë edhe krenari për qëndresën e tyre dhe ndjejmë përgjegjësinë për drejtësinë për ta”, është shprehur kryeministri Kurti.

Lexo edhe :  Skandali me fondet e BE, ministri grek dhe 3 zv/ministrat japin dorëheqjen

Kryeministri Albin Kurti shkoi për homazhe në Qirez dhe Likoshan direkt nga Brukseli.

Të fundit

Nesër nis gjyqi i Berishës, Ish-kryeministri në bankën e akuzës për dosjen “Partizani”

Të hënën, seanca e parë për dosjen “Partizani” – Berisha, dhëndri i tij dhe tre të akuzuarit e tjerë...

Noka sulmon SPAK-un: Albana Vokshit i thanë se do t’i rrëmbenin vajzën!

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Partia Demokratike ka ashpërsuar sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme kundër Krimit të Organizuar e Korrupsionit. Sekretari i Përgjithshëm i...

Nga vjen shifra 400 mijë të zhdukurve në Gaza, që i atribuohet një studimi të Harvardit?

Një shifër e re alarmante në lidhje me viktimat e mundshme palestineze të akumuluara në Rripin e Gazës ka shkaktuar debat të nxehtë ditët...

“Noka shkoi në SPAK prej kallëzimit tim”, avokati: Rrezikon deri në 15 vite burg!

Avokati Idajet Beqiri tha se Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka u paraqit në SPAK, pas kallëzimit të bërë prej tij. Në një intervistë...

1974 – Isabel Perón bëhet presidente e Argjentinës

Argjentina e viteve 1970 ishte një vend në krizë: pas dekadash lëkundjesh midis qeverive ushtarake dhe civile, me inflacion në rritje, përplasje të dhunshme mes grupeve...

Lajme të tjera

Web TV