Çështja “McGonigal”/ Balluku-demokratëve: Shpifje me filma të Netflix

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ju vini këtu dhe bëni shpikje me filma të Netflix se si kryeministri mbaka në dorë FBI.”

Kështu u shpreh zv/kryeministrja njëherë minister e infrastrukturës dhe energjisë, Belinda Balluku në fjalën e saj në seancën plenare mbi cështjen “McGonigal”.

“Është përpjekje e non gratave për të tërhequr vëmendjen në një cështje tjetër. Si keni arritur të ridikulizoni PD, që protestat i ka patur si instrument për të mbledhur ata njerëz që humbnin, diku.

Tashmë edhe atë e keni humbur totalisht. Narativën sot e keni ngritur për të mbuluar historinë e një partie që e kishit e bëtë fije fije, e shkatërruat dhe sot nuk dini ku keni as kokën e as këmbët. Shqiptarët e kanë të qartë kush është kufoma politike, Kush u ngrit nga varri për të na folur si konstadini. Tani ju flet Frojdi apo cfarë keni. Kush u thërrit nga varri këtë e dini shumë mirë. Nuk bëhet fjalë këtu as për Ramën as për PS, kalorësin e vdekur e keni në radhët tuaja. E dini shumë kush është varri.

Ju keni një hall të madh, keni hallin për nesër, po ne nuk ua zgjidhim dot. Kujtoni se bëjmë ne gjëra që keni bërë ju. Ne kemi shumë punë, kjo është një qeveri në krye të vendit, kemi kaluar nga një zgjedhje në tjetrën me ballin lart. Ju e kishit 8 vite. Dhe ende sot po lajmë baltëb tuaj. Nuk kemi asnjë interes se kush do mbajë vulën e flamurin, apo kalin blu. Stresin tuaj të brenshëm duhet ta mbajnë shqiptarët në kurriz? Ju vini këtu dhe bëni shpikje me filma të Netflix se si kryeministri mbaka në dorë FBI. Ka një gjë që dua të sqaroj, mbi Duçkën. Ka marrë pasaportë dipliomatike në 2015 si zv/Ministër i Energjisë. Pse nuk i është tërhequr? Sepse nuk i është tërhequr askujt. Pasaportën nuk ia ka dhënë Rama as për të sjellë Nezën e as McGonigal’ u shpreh Balluku.

Të fundit

Përdorimi i bombolave të gazit! Këshilla se si duhet të ruhen dhe të bëhet kujdes

Përdorimi i bombolave të gazit në ambiente familjare vijon të mbetet një burim potencial rreziku nëse nuk respektohen masat...

‘Teknologjia e kursyer’ mund të ndërtojë një botë më të mirë për të gjithë ne

Titanë si Musk do të donin të na bindnin se inovacioni do të thotë zgjidhje që vijnë nga lart-poshtë dhe që pasurojnë vetëm të...

Kampioni i muskujve dhe karakterit, Endri Pandazi drejt Arabisë Saudite

Pas çdo titulli kampioni fshihet një histori që rrallëherë shihet. Për Endri Pandazin, suksesi në bodybuilding nuk ka ardhurthjesht nga talenti apo fiziku, por...

“The National”: Tirana në 48 orë: Vizitoni atraksionet kryesore të kryeqytetit plot jetë

Me fluturime direkte nga Abu Dhabi që do të vazhdojnë deri në fund të gushtit, tani është koha ideale për të zbuluar qytetet interesante...

Një akademi për “barinjtë” e hoteleve që duan turizëm elitar por shërbejnë si lopçar

Nga Kreshnik Spahiu Matteo është një mik imi italian që e kam njohur 10 vjet më parë. Ai studionte në Berlin dhe ndër të tjera...

Lajme të tjera

Web TV