Ndihmonte emigrantët të kalonin ilegalisht kufirin, arrestohet 60-vjeçari (EMRI)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

60-vjeçar Eduart Elmasllari është arrestuar sot në Pogradec.

Sipas policisë, ai është i dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantët të kalonin kufirin ilegalisht.

“I dënuar me rreth 7 vjet burgim, si pjesëtar i një grupi kriminal që ndihmonte emigrantë, në mënyrë të vazhdueshme, për të kaluar ilegalisht kufirin, kapet dhe vihet në pranga 60-vjeçari.

Në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe nxjerrjen para përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liqeni”.

Si rezultat i këtij operacioni, me mbështetjen e inteligjencës informative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim: Eduart Elmasllari, 60 vjeç, banues në Pogradec.

Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar këtë shtetas me 6 vjet e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer më shumë se një herë, në formën e grupit të strukturuar kriminal.

Materialet procedurale i kaluan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”, thotë policia.

Të fundit

Rama e fitoi ‘bastin’ me Athinën

Nga Hamdi Jupe  Kryeministri shqiptar Edi Rama e fitoi “bastin” me Athinën zyrtare për organizimin e një tubimi me shqiptarët...

TV si TikTOK

Nga Lutfi Dervishi Televizioni, gjyshi i medias, po përjeton krizë identiteti. Por në vend që të plaket me hijeshi, duke treguar përvojnë dhe mençurinë, ka...

Stuhitë/ Pse vetëtimat lëvizin në zigzag?

Rrufeja godet kur krijohet një ndryshim potencial elektrik brenda një reje , ose midis resë dhe tokës. Dhe pjesa e ndritshme e rrufesë është në fakt pjesa e...

U thirr nga SPAK/ Bardhi kërkon të pyetet një ditë tjetër: Do shkoj në Berlin dhe Londër

Në Prokurorinë e Posaçme ka mbërritur një shkresë e Gazmend Bardhit i cili ka kërkuar që marrja në pyetje e tij të mos zhvillohet...

Zgjedhjet e vitit 2024 mund të jenë të fundit që do të vendosen nga qytetarët amerikanë!

Fluksi i vazhdueshëm i emigrantëve të paligjshëm në SHBA mund të nënkuptojë se qytetarët amerikanë mund të pushojnë së vendosuri për rezultatin e zgjedhjeve...

Lajme të tjera

Web TV