Tragjike/ Banesa shkrumbohet nga flakët, humbin jetën 4 fëmijë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpërthimi i zjarrit në një banesë në Serbi ka lënë të vdekur 4 fëmijë si dhe janë plagosur rëndë prindërit e tyre. Policia ka njoftuar se banesa u përfshi nga flakët rreth orës 7 të mëngjesit në qytetin serb Novi Pazar, rreth 200 kilometra në jugperëndim të Beogradit.

Nuk dihen ende arsyet që shkaktuan zjarrin teksa zjarrëfikset kanë mbërritur në vendngjarje brenda pak minuatash. Në deklaratat e bëra nga autoritetet Serbe njëri prej fëmijëve humbi jetë gjatë rrugës për në spital.

Sipas mjekëve fëmijët me shumë gjasë kanë humbur jetën nga mbytja pasi prania e monoksidit të karbonit ishte e lartë. Babai i fëmijëve ka mbetur i plagosur rëndë dhe sipas mediave serbe ai  ka djegie të shkallës së dytë, të tretë dhe të katërt në 45% të sipërfaqjes së trupit.

Në gjëndje të rëndë është edhe mamaja e fëmijëve e cila si pasojë e zjarrit ka të djegur rreth 18% të trupit. Babai i fëmijës ka tentuar të hynte në dhomën e fëmijëve për ti shpëtuar ato nga taraca por nuk ka mundur pasi dera ishte bllokuar.

Policia dhe Zjarrfikëset kanë deklaruar se në momentin e mbërritjes në vendngjarje zjarri kishte avancuar në të gjithë banesën.

Të fundit

Agron Shehaj zbulon për herë të parë: Kam një pasuri prej dhjetëra miliona eurosh

Agron Shehaj, kryetari i partisë “Mundësia” kthehet në Bolzano të Italisë ku kaloi një pjesë të fëmijërisë dhe më...

“Bufi i kënetës dhe Latifi”/ LaCivita i përgjigjet etiketimeve të Ramës me një foto

Kryestrategu amerikan i fushatës së Partisë Demokratike, Chris LaCivita ka vijuar “thumbimet” e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, përmes një postimi në platformën X...

Caktohet data e finales së madhe të Champions League mes PSG-së dhe Interit

Finalja e madhe e Ligës së Kampionëve për sezonin 2024/2025 është zyrtarisht e përcaktuar: Paris Saint-Germain do të përballet me Interin më 31 maj...

8 Maj 1880 – Gustave Flobert, mjeshtri francez i realizmit letrar

Nga Leonard Veizi Ai shkroi Madam Bovari. Vetë romani u bë manifesti i realizmit letrar dhe mbetet edhe sot një vepër unike në letërsinë botërore....

Sulmi i Trump ndaj industrisë së filmit është shenjë përçmimi ksenofobik

Jesse Hassenger Shtoni edhe filmat në listën gjithnjë e më të gjatë të fushave ku Donald Trump nuk ka as ekspertizë dhe as njohuri kalimtare,...

Lajme të tjera

Web TV