Partia Demokratike, e përfaqësuar nga “grupimi Alibeaj” ka mbledhur Kryesinë këtë të hënë në ambientet e një hoteli në kryeqytet.
Enkelejd Alibeaj ka mbledhur sot kryesinë, por pa dhënë emrat se kush janë pjesë e kryesisë së tij.
Në një prononcim për mediat, Alibeaj tha se pas mbledhjes së Kryesisë dhe Kolegjit të Kryeatrëve, do të ketë një deklaratë për mediat ku do të sqarohen dhe vendimet e marra.
Nuk kishte ndonjë suprizë, në lidhje me deputetët që iu bashkangjitën, janë po të njëjtët që kanë qenë në krye të herës.
Deputetët në mbledhjen e Kryesisë të “grupimit Alibeaj”:
Flutura Açka
Merita Bakiu
Lefter Gështenja
Selaudin Jakupllari
Jorida Tabaku
Gazment Bardhi
Enkelejd Alibeaj
Arbi Agalliu
Andia Ulliri
Flamur Hoxha
Eralda Bano
Zheni Gjergji
Ramadan Lika
Kreshnik Çollaku
Saimir Koreshi
Dhurata Çupi
Bledion Nallbati
Dashnor Sula