Studimi: Varfëria, papunësia dhe mungesa e arsimit rrisin gjasat për çrregullime mendore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një studim i ri i bërë në Finlandë ka treguar se njerëzit me të ardhura të ulëta, mungesa e punësimit dhe nivele të ulëta arsimore kanë më shumë gjasa të diagnostikohen me një çrregullim mendor në një moment të jetës së tyre sesa njerëzit që sigurojnë të ardhura dhe janë të arsimuar.

Sondazhi zbuloi se më shumë se gjysma e njerëzve (58%) me arsim të ulët (që kanë studiuar deri në fillore) nga mosha 30 deri në 52 vjeç kanë gjasa të zhvillojnë një çrregullim mendor, krahasuar me 45% që punonin dhe 36% për ata që kishin përfunduar arsimin e mesëm dhe të lartë.

Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Kristian Hakulinen i Departamentit të Psikologjisë në Universitetin e Helsinkit, i cili botoi në Journal of Epidemiology & Community Health analizoi të dhënat për më shumë se 1.2 milion njerëz, duke lidhur statusin e tyre socio-ekonomik dhe arsimor me gjasat për të zhvilluar skizofreni, çrregullim ankthi, abuzim me substancat, etj. Pjesëmarrësit u ndoqën për një dekadë, gjatë së cilës rreth një e katërta (26%) u diagnostikuan me një çrregullim mendor.

U gjet një korrelacion i qartë midis statusit të ulët socio-ekonomik dhe rrezikut të çrregullimeve mendore. Papunësia në veçanti u shoqërua me dyfishin e gjasave për një diagnozë të tillë më vonë në jetë.

Të fundit

GJKKO zgjat afatin e paraburgimit për Laert Haxhiun

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e SPAK për të zgjatur me tre muaj afatin e paraburgimit ndaj Laert...

Shembja e ndërtimeve pa leje në Theth, prishet ndërtesa 2-katëshe

Në Theth vijon aksioni për për shembjen e ndërtimeve pa leje. Pasditen e sotme është prishur një objekt 2-katësh, i ndërtuar pa leje në këtë...

Garat në Europë, radhën tani e kanë Vllaznia dhe Partizani

Vllaznia dhe Partizani do të luajnë të mërkurën e 10 korrikut ndeshjet e para të turit kualifikues në Ligën e Konferencave. Nën drejtimin e trajnerit...

Veliaj në qeli, reagojnë avokatët ndërkombëtarë: Shkelje e të drejtave

Një ditë pas vendimit të Gjykatës së Lartë, e cila la në fuqi masën e “arrestit me burg” për kryetarin e Bashkisë së Tiranës,...

Donald Trump e konfirmon: Do jem në finalen e madhe të Botërorit

Turneu i zgjeruar, ku marrin pjesë shumë nga ekipet më të mira të botës, shihet gjerësisht si një “provë gjenerale” për Kupën e Botës...

Lajme të tjera

Web TV