Projekti për godinat 50-vjeçare/ Shkreli: Njësoj si njerëzit, kur kalon ca vite…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendësministri në Ministrinë e Infratrukturës dhe Energjisë Artan Shkreli ka dhënë detaje mbi projektin e qeverisë së Shqipërisë për të shembur godinat mbi 50-vjeccare, të cilat janë amortizuar.

I ftuar në “Now” Shkreli tha se ka pallate që janë në gjendje shumë të keqe dhe se ky proces duhet bërë në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të arrihet rindërtimi i vendit apo i godinave që kanë kaluar shumë vite e nuk janë në gjendje të banueshme.

Ai tha se qytetarët që jetojnë në ato pallate duhet të ndihen me fat që po u bëhet ky kontroll.

Pjesë nga intervista: 

Artan Shkreli: Lidhet kryesisht me vetitë që kanë materialet e ndërtimit. Nuk janë të përjetshme. Sot është vështirë që të gjesh në Shqipëri më ndërtime me tulla apo qerpiç. Betoni pas disa dekadash, është e vërtetuar shkencërisht, humbet vetitë e tij. Kur u shpik, inxhinierët ishin të lumtur që u gjet një material i përjetshëm. Kështu që në këtë moment, meqënëse një pjesë e ndërtesave janë bërë me beton, jo vetëm betoni, por edhe llaçi….

Pyetje: Cilat janë zonat që preken?

Artan Shkreli: Nuk flitet për zona, çdo ndërtesë që kalon një moshë të caktuar, vite të caktuara, njësoj si njerëz, bëjnë një kontroll.

Pyetje: Sa godina 50-vjeçare kemi aktualisht, kemi shifra?

Artan Shkreli: Nuk jam në gjendje ta them, ka institucione që merren me këto statikstika

Pyetje: Për Tiranën apo jo

Artan Shkreli: Jo është njësoj për të gjithë Shqipërinë, është një process që nuk mbaron, nuk skadon.

Pyetje: A u bë verifikimi i këtyre godinave pas tërmetit, kaluan në sitë?

Artan Shkreli: Në sitë kaluan vetëm ato godina që ishin prekur dhe u dhanë sinjale.

Pyetje: Çfarë ndodh me ato objekte dhe pallate që pasi bëhet ekspertiza, vendoset që do shembet?

Artan Shkreli: Sigurisht, është dhe fat që banorët që jetojnë në pallate të pasigurta kanë mundësinë të bëjnë një radiografi të banesës ku jetojnë. Jo vetëm për tërmetet por për çdo gjë tjetër që vjen nga rrethanat e tjera, si ndërhyrjet në katet e para. Do të objekte që do të kenë nevojë për ndërhyrje aq të thella saqë më mirë ta shembësh e ta rindërtosh, se sa të ndërhysh. Objekte të tilla janë realisht pak.

Sipas një vprojektvendimi të Qeverisë, të gjithë objektet, që kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar do të duhet t’i nënshtrohen auditimit teknik. Kjo do konsistojë në kryerjen e ekspertizës së thelluar për të vlerësuar gjendjen teknike aktuale dhe kapacitetin mbajtës të objekteve. Në rast se vlerësohet se objekti nuk përmbush kushtet teknike, i hapet rruga riparimit ose prishjes”. Sipas projektvendimit të qeverisë subjektet që do të bëjnë auditimin teknik të objekteve do përzgjidhen nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe jo nga vetë pronarët e objekteve. Ndërkohë që, auditimi teknik do i vihet në dispozicion Institutit të Ndërtimit për kryerjen e oponencës.

Të fundit

SHKK FED invest mban Asamblenë e Përgjithshme Vjetorete XII-të,2025

  Më datë 31 Maj 2025, ne ambjentet e Hotel “Hilton Garden”në Tiranë, në një atmosferë entuziaste dhe me pjesëmarrje...

Negociata të reja në Turqi për luftën në Ukrainë?

Pavarësisht mungesës së dakordimit nga Kievi, Rusia planifikon të dërgojë një delegacion në Stamboll për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Delegacioni do...

Prerja e kokës, si mori fund regjimi i terrorit me Gjykatën e Revolucionit

Paris 31 Maj 1795 Në mbrëmjen e 31 majit 1795, në një Paris që ende mbante plagët e hapura të një revolucioni të përgjakshëm,...

Zbulohet motra sekrete e Bella dhe Gidi Hadid-it: Njihuni me Aydan Nix

Supermodelet e njohura Gigi dhe Bella Hadid së fundmi kanë konfirmuar se kanë një motër 23-vjeçare, Aydan Nix. Ato zbuluan se Aydan është rezultat...

Biden me kancer, Trump i pamëshirshëm: Nuk më vjen keq për të

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të premten se nuk duhet të ndihen “shumë keq” për presidentin Joe Biden, i cili njoftoi diagnostikimin me kancer më...

Lajme të tjera

Web TV