PS mblidhet për kandidatët/ Rama: Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndryshe nga Selia Blu ku kryefjalë është vula, në Selinë Roze vëmendja e Kryesisë Socialiste ishte përzgjedhja e skuadrës garuese të 14 majit, ku porosia e Edi Ramës krahas kandidatëve për kryetar bashkie ishte edhe përzgjedhja sa më përfaqësuese për këshilltarët bashkiak.

Rama: Jemi në hapat e fundit të përgatitjeve për zgjedhjet. Në fund të muajit bëhet dhe regjistrimi i kandidatëve, i listave për këshilltarët dhe nga ana tjetër, përtej këtij aspekti është dhe aspekti programatik i fushatës, specifikat e zonave të ndryshme, si dhe përmbajtja thelbësore në rrafshin kombëtar.

Aty ku ka pasur dakordësi dhe ka pasur, si të thuash, sinkronizim rreth kandidatëve të caktuar që janë aktualisht kryetarë bashkie ka vazhduar natyrshëm procesi. Zyrtarizimi përfundimtar do të bëhet si gjithmonë, përpara se kandidatët të regjistrohen zyrtarisht, por pak a shumë, në linja të përgjithshme. E dimë se cila do jetë skuadra e kryetarëve të bashkive. Nuk flasim për emra konkretë.

Për rezultatin e këtyre zgjedhjeve Edi Rama paralajmëroi se do të ketë një memorandum të dytë parashikues,  si ai i Kuçit në zgjedhjet e shkuara.

 Rama: Mendoj që do fitojmë shumë bindshëm, por për hir të vërtetës, dua të jem shumë i drejtpërdrejtë me ju. Fitorja kur ke përballë kundërshtarë të tillë, në aspektin aritmetik është minimumi. Ne duhet të shkojmë përtej fitores aritmetike sepse të hysh në fushë me kundërshtarë që nuk janë në lartësinë e duhur dhe janë deri edhe të padenjë për të qenë në fushë, nuk është e vështirë të fitosh. Çështja është të shkosh përtej fitores aritmetike dhe kjo do të thotë më shumë me njerëzit, më shumë për njerëzit sepse këto lloj situatash rrezikojnë shumë të të shkëpusin nga njerëzit.

Me një fjali të vetme e fshikulluese Edi Rama iu përgjigj kërkesës të Arben Ahmentajt për mos të bërë gjykatësin.

Lexo edhe :  Lapaj i ftoi për koalicion, Shehaj-Qori refuzuan. Sot do kishin 7 mandate

Rama: Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj gjykatësin.

Të fundit

1 në 3 shqiptarë jeton në kushte të vështira ekonomike, theksi te të moshuarit

Një në tre shqiptarë jetoi në kushte të vështira ekonomike gjatë vitit të shkuar. Kjo, sipas Avokatit të Popullit,...

Kancelari i ri gjerman: Do të ndërtojmë ushtrinë më të fortë në Evropë!

“Rishikimi i politikave dhe prioritetet e reja, që synojnë ripërtëritjen e premtimit të prosperitetit për të gjithë përballë sfidave të mëdha”. Ky ishte mesazhi...

“Jam bërë vegjetarian”, Alizoti pendohet për deklaratën “do e ha të gjallë Ramën”

Tomor Alizoti është kthyer në ‘vegjetarian’ pas humbjes së thellë të opozitës në zgjedhjet e 11 majit. Teksa po i drejtohej selisë blu për takimin...

Deve dhe Tesla Cybertruck të kuqe, pritja madhështore e Trump në Katar

Presidenti Donald Trump u prit ngrohtësisht në ndalesën e dytë të udhëtimit të tij katër-ditor në Lindjen e Mesme, teksa mbërriti në Doha të...

Noka akuzon qeverinë: U blenë karta me 10 mijë euro që qytetarët të mos shkonin në votime

Flamur Noka duket se nuk e ka kapërdirë dot këtë humbje të thellë të PD-së në zgjedhjet e 11 majit, duke ngritur akuza për...

Lajme të tjera

Web TV