“Ishe delikate si trëndafili”, i jepet lamtumira 19-vjecares shqiptare që vdiq në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është përcjellë për në banesën e fundit Eralda Spahillari, 19 vjeçarja shqiptare që humbi jetën në aksidentin e 4 marsit në Itali. Më shumë se 500 persona ishin mbledhur për t’i dhënë të resë shqiptare lamtumirën e fundit. Ceremonia mortore u bë bashkë me atë të Barbara Brotto, e cila vdiq në aksident.

Gjatë ceremonisë mortore për nder të 19 vjeçares shqiptare, shokët e klasës i dhuruan familjes së saj një album me fotot më të bukura të realizuara ndër vite me të. Në fund të ceremonisë mortore, miqtë e së resë lëshuan në ajër edhe disa tullumbace të bardhë në nderim të saj.

Nëna e Barbaras përcolli një mesazh për personat e përfshirë në këtë tragjedi. “Uroj me gjithë zemër që dy djemtë që po luftojnë mes jetës dhe vdekjes në spital, t’ia dalin, lutem që bilanci i kësaj drame të mos bëhet edhe më e rëndë”, ka thënë e ëma e Barbarës, citojnë mediat italiane.

Eralda ishte në makinë me të dashurin e saj dhe dy miq kur pësuan aksident. Mjeti me të cilin udhëtonin ishte më 140 km në orë, në momentin kur ndodhi tragjedia.

Të fundit

Monedhat pësojnë ulje/ Kursi i këmbimit, 4 maj 2024

Sot, më 4 maj 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 93 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 100.1 lekë, ndërsa...

Parashikimi i motit 4 Maj 2024, kthjellime dhe vranësira

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, duke bërë që vranësirat dhe shirat të jenë prezente, kryesisht gjatë...

Parashikimi i horoskopit për ditën e sotme, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju

Dashi Lëreni anën tuaj agresive të dalë sot në pah. Dikush në vendin e punës mund t’ju zemërojë dhe ju mund të përpiqeni t’i mbani...

“Ajka është lule e bukur e gjakut tim”/Besi flet i përlotur për dashurië e madhe të jetës

A është i lumtur Bes Kallaku? Kësaj pyetjeje, kryeplaku i “Ferma VIP” iu përgjigj në studion e “Vizioni i Pasdites”. Aktori tha se është...

Lajme të tjera

Web TV