”Berisha nuk ngjall shpresë”/ Ja sa bashki mund të marrë më 14 maj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti Ilir Demaliaj u shpreh se edhe nëse zgjedhjet bëhen të rregullta, sërish Partia Demokratike nuk do të regjistrojë fitore të madhe.

Gjatë një prononcimi për mediat, Demaliaj theksoi se Sali Berisha nëse hyn në zgjedhjet e 14 majit me kandidatët e tij, mund të fitojë 10 bashki.

Sipas Demaliajt, qytetarët e kanë humbur besimin te politikanët. “Unë mendoj që Partia Demokratike, në çdo variant është e humbur. Unë nuk besoj, ashtu siç thotë Berisha që do të vijë uragani popullor, se edhe po të bëhen zgjedhjet edhe në mënyrë normale, Partia Demokratike nuk do të dalë ndonjë fituese e madhe.

Gjendja sot, ka humbur besimi, kanë një lloj neverie njerëzit, sepse njerëzit shohin. Unë kam thënë që Partia Demokratike, në këtë gjendje që është mund të marrë 10 bashki. Por nuk ka forcë, nuk ngjall shpresë”, deklaroi ai.

Ndërkohë më herët Ilir Demaliaj u shpreh se për PD nuk ka rëndësi ku shkon vula, por Partia Demokratike ka “vdekur” dhe vula i ka humbur me kohë pasi ka humbur filozofinë e saj si parti. “Unë mendoj se ajo parti i takon Berishës dhe nuk ka rëndësi se kush e ka vulën. Por, Partisë Demokratike i ka humbur vula me kohë, pasi kjo parti asnjëherë nuk ka pasur një filozofi apo një doktrinë të djathtë.

Partia Demokratike si parti ka fituar vetëm një palë zgjedhje, ato të vitit ‘92. Por kjo parti sot është pasojë e gjithë rrjedhës së saj me një autoritarist si Berisha.

Duhet ngritur debati se çfarë duhet bërë dhe nuk ka më rëndësi se ku ka shkuar vula. Largimi i atyre deputetëve që u larguan duke u kthyer kundër Berishës, ose kundër Bashës. Çfarë mund të themi pastaj për koalicionin me një filogrek.

Lexo edhe :  Rama e quan "Mamica" ajo Skënderbe, Spiropali sqaron lojën e fjalëve me liderin socialist

Kjo e ka shndërruar PD në një parti provinciale”, nënvizoi Demaliaj.

Të fundit

Endri Xhafo: Escobar dha mesazhin e qartë për Berishën, SHBA nuk e duan

Gazetari Endri Xhafo në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar deklaratën e zv.Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, Gabriel Escobar,...

Ledioni flet për moderimin e tij në ‘BBVA 3’

Para finales së madhe më 25 maj, Ledion Liço, moderatori i këtij edicioni, ka ndarë me ndjekësit e tij ndjesitë nga ky rrugëtim i...

Kërkon të lerë qelinë, GJKKO jep vendimin për Blerand Kozicit

GJKKO ka rrëzuar kërkesën e shtetasit Blerand Kozici për zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg, në atë të arrestit të shtëpisë...

‘Çmendet’ nga xhelozia/ 55-vjeçari godet gruan me çekiç dhe i këput veshin me dhëmbë

Një 55-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia italiane pasi më 25 prill goditi me çekiç bashkëshorten. Mediat italiane raportojnë se ngjarja ka ndodhur në San...

PD, përtej vulës dhe në dimensionin e reales!

Nga Alban Daci Ka një kakofoni mediatike që krizën e PD e kanë impostuar vetëm në një vulë. A thua se vula është problemi apo...

Lajme të tjera

Web TV