“Do kushtojë 1.5 miliardë lekë”/ Miratohet projektligji për ndërtimin e urës së Bunës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, njoftoi se është miratuar projektligji për për ratifikimin e marrëveshjes për ndërtimin e urës së Bunës, projekt për të cilin u arrit dakordësia në mbledhjen e qeverisë Shqiptare me atë të Malit të Zi.

Balluku theksoi se qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 kilometra, ndërkohë që me ndërtimin e urës mbi Bunë, me 310 metra, do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.

Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë investimet midis të dy vendeve 50-50.

“Kjo urë do të ndryshojë të gjithë mënyrën e komunikimit midis dy vendeve pasi kanë 34 km plazhe të cilat për t’i aksesuar qytetarët duhet të bëjnë rreth 1.5 orë rrugë për 73 km. Ndërkohë që me ndërtimin në urën e Bunës, që është 310 metra, do të përshkruhet në vetëm 2 minuta.

Ky është një investim që do të bëhet duke i ndarë midis të dy vendeve. Sipas FSHZH, rezulton që investimi të shkojë 1.5 miliardë lekë që do të ndahet 50 me 50. Kemi nisur punën që projektimi dhe gjithçka tjetër të kryhen nga FSHZH sa më shpejt. Sot kemi kaluar edhe akte të tjera në fushën e energjisë.

Sidomos me parqet fotovoltaike që ka pasur gjatë 2022,një interes të shtur nga investitorët private. Sot kemi miratuar edhe ecurinë e projektit të OST për ndërtimin e linjës 110 kilovoltëshe në Unazën e Re të Tiranës, e cila do të ndjekë edhe zhvillimet që po ndodhin atje për ndërtimin e Unazës Veriore.”, tha Balluku.

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV