Më 3 mars u nxor jashtë ligjit opozita/ Ku gaboi Sali Berisha me gjyqin për vulën e PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat i njohur, Altin Goxhaj thotë se vendimi i Gjykatës së Apelit me 3 mars nxori jashtë ligjit opozitën.

Gjatë një prononcimi për mediat, ai thotë se PD gaboi në aksionin e saj politik, pasi sipas tij, duhet të ishte investuar më shumë në protesta për të ushtruar presion për mbajtjen e gjyqit për vulën nga Gjykata e Apelit që në shtator.

“Vendimi i 3 marsit dhe derivatet e kësaj historie kanë të bëjnë me një ngjarje shumë të rëndësishme. Në vitet ’46 kur u bënë zgjedhjet e Republikës, opozita u var e gjitha në litar dhe doli jashtë ligjit. Kjo ka ndodhur në 3 mars, është nxjerrë jashtë ligjit opozita. Janë edhe të paaftë, janë dështakë, avokatë copë-copë, njerëz që nuk dinë të ndërtojnë një artikulim. Opozita nuk kupton ku është. Në shtator duhet të kishte protesta masive ku themeli kryesor duhet të ishte dhe një protestë te gjykata jo për vendimin por për datën e gjyqit. Në 7 korrik u krijua frymë e fortë dhe frikësim i pushtetit. Ishte shumë masive. Duhet të kërkonin që në shtator të bëhej gjyqi. E çonin në Gjykatë të Lartë dhe pastaj në atë Kushtetuese”, deklaroi ai.

Ndërkohë sipas tij, shtatori duhet të ishte muaji i revoltës publike.

“Patëm një qasje skeptike që në verë, por në shtator kur ne prisnim të fillonin revoltat masive e cila do të zgjidhte dhe problemin e vulës që në shtator. Me zor u bë një protestë në 12 nëntor. Shtatori duhet të ishte muaji i revoltës publike, mosbindjes civile, presionit publik ku Rama e tregoi veten dhe në 7 korrik që u shqetësua shumë nga ajo lloj proteste. Më shumë u shqetësua Veliaj që pa fundin e tij e kandidimit të tij politik dhe me gjithë mjetet e tij arriti ta rikthejë në shinat e vjetra PD”, nënvizoi Goxhaj.

Të fundit

Dita nis me diell por keni kujdes orët e pasdites, ja si parashikohen temperaturat sot

Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites...

Rama-socialistëve: Mos lejoni që një dru i shtrembër t’u cënojë krenarinë për PS

Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dje u la në burg për korrupsion dhe mesazhin e tij, kryeministri Edi Rama zgjodhi t’ua drejtojë...

Arrestimet për korrupsion, opozita kërkon dorëheqjen e Manastirliut

Pas arrestimit të dy zyrtareve të Ministrisë së Shendetësisë dhe dy përfaqësuesve të një kompanie private për akuzën e korrupsionit, opozita ka kërkuar dorëheqjen...

Bardhi kundër Bashës, hap “portën” për Berishën

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazmend Bardhi, ka lënë të hapur mundësinë për bisedime me grupimin e Berishës, me qëllim gjetjen e pikave...

Lajme të tjera

Web TV