15 Mars 1917/ Car Nikolla II i Rusisë abdikon nga froni

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas triumfit të Revolucionit të Shkurtit, Cari Nikolla II, sundimtar i Rusisë që nga viti 1894, detyrohet të heqë dorë nga froni, si pasojë e presionit nga kryengritësit e Petrogradit, dhe vendin e tij e zë qeveria provinciale. I kurorëzuar më 26 maj 1894, Nikolla nuk ishte as i trajnuar as i prirur për të sunduar, gjë që nuk ndihmoi autokracinë që ai kërkoi të ruante, në një epokë të dëshpëruar për ndryshim.

Rezultati katastrofik i Luftës Ruso-Japoneze, çoi në Revolucionin Rus të vitit 1905, të cilin Cari e shpërndau vetëm pas nënshkrimit të një manifesti, që premtonte një qeveri përfaqësuese dhe liritë themelore civile në vend. Megjithatë, ai u tërhoq shumë shpejt nga pjesa dërrmuese e këtyre lëshimeve, dhe bolshevikët si dhe grupet e tjera revolucionare fituan mbështetje të gjerë në popull.

Në vitin 1914, Nikolla e udhëhoqi vendin e tij drejt një tjetër lufte të kushtueshme, dhe pakënaqësia në Rusi u rrit në kulm pasi ushqimi u racionua, ushtarët u lodhën me luftën, ndërsa disfatat shkatërruese në pjesën lindore dëshmuan sërish lidershipin joefektiv të carit.

Në marsin e vitit 1917, garnizoni i ushtrisë në Petrograd, iu bashkua punëtorëve grevistë në kërkesat e tyre për reforma sociale, dhe Car Nikolla II u detyrua të abdikojë.  Ai dhe familja e tij u mbajtën fillimisht në pallatin e Carskoje Selo, pastaj në pallatin mbretëror në Ekaterinburg pranë Tobolskut.

Në korrikun 1918, përparimi i forcave kundër-revolucionare drejt Ekaterinburg, bëri që bolshevikët të kishin frikë se Nikolla mund të shpëtohej. Pas një takimi të fshehtë, u vendos dënimi me vdekje për të gjithë familjen perandorake. Nikolla, gruaja, fëmijët e tij, dhe disa prej shërbëtorëve u vranë mbrëmjen e 16 korrikut.

Kalendar

15 Mars 1493 – Kristofor Kolombi, kthehet në Spanjë pas udhëtimit të tij të parë në Amerikë.

Lexo edhe :  Ekzekutohet Thomas Cromwell; ndërsa Henry VIII martohet me gruan e tij të pestë

15 Mars 1848 – Një revolucion shpërthen në Hungari. Habsburgët, monarkët sundimtarë detyrohen të përmbushin kërkesat e Partisë Reformatore.

15 Mars 1907 – Finlanda është vendi i parë europian që u jep grave të drejtën e votës.

15 Mars 1916 – Presidenti i Shteteve të Bashkuara Udrou Uilson dërgon 4.800 trupa amerikane në kufirin SHBA-Meksikë, për të ndjekur dhe vrarë revolucionarin meksikan Panço Vila.

15 Mars 1921 – Talaat Pasha, ish-veziri i Madh i Perandorisë Osmane dhe arkitekti kryesor i gjenocidit armen, vritet në një atentat në Berlin nga armeni 23 vjeçar, Soghomon Tehlirian.

15 Mars 1991 – Lufta e Ftohtë:Hyn në fuqi Marrëveshja për Zgjidhjen Përfundimtare të statusit të  Gjermanisë, duke i dhënë sovranitet të plotë Republikës Federale të Gjermanisë.

 

 

Të fundit

Administrata lirohet nga vidat, një vrap pele për të kapur shezllonin!

Nga Leonard Veizi Në Shqipëri, gushti nuk shpallet zyrtarisht festë kombëtare, por gjithçka sillet si e tillë. Administrata publike, pas...

Ish-sulmuesit të Barcelonës i ndodh e keqja, kafshohet në pjesët intime nga një qen

Një aksident i çuditshëm i ka ndodhur Karles Perezit, ish-sulmuesit të Barcelonës dhe Romës, i cili tani luan për Aris Thesaloniki. 27-vjeçari katalanas u kafshua...

Martin Leka: Lapaj dhe Shabani morën më të keqen e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Gazetari dhe analisti Martin Leka, i ftuar në “Real Story”, u shpreh se para zgjedhjeve, qytetarët kishin shumë shpresa te partitë e vogla që...

Gjermania gati t’i bashkohet Francës, Britanisë dhe Kanadasë për njohjen e Palestinës

Gjermania po tregon sinjale të qarta se është gati të rishikojë qëndrimin e saj tradicional mbi çështjen palestineze, duke u bashkuar me vende të...

Shqiptarët, të parët në Evropë për makina luksoze! Mbizotërojnë Benzi, BMW dhe Audi

Në përgjithësi, në renditjet ku krahasohet me shtetet e Europës, Shqipëria është gjithnjë nga fundi. Por ka një tregues ku ajo më në fund...

Lajme të tjera

Web TV