Turqia i hap rrugë anëtarësimit të Finlandës në NATO!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Turqia do t’i hapë rrugë anëtarësimit të Finlandës në NATO. Presidenti i Finlandës të mërkurën njoftoi se Turqia ka marrë vendim lidhur me ratifikimin e aplikimit të shtetit të tij në Aleancës e Atlantikut të Veriut.

Sauli Niinisto u shpreh se do të vizitojë Stambollin gjatë kësaj jave për të dëgjuar vendimin nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Turqit presin që unë të jem atje për të pranuar përgjigjen kur ata të japin njoftimin. Sigurisht, unë kam pranuar dhe do të shkoj ta pranoj përgjigjen e tyre”, tha Niinisto.

Presidenti turk, Erdogan ka bërë me dije se do t’i japë dritën jeshile Finlandës. Ai tha të mërkurën se do të mbante premtimin e dhënë për të mos bllokuar rrugën e këtij shteti drejt anëtarësimit në NATO.

“Të premten, ne do të takohemi me presidentin [e Finlandës], ne do të bëjmë atë që thotë premtimi që kemi dhënë”, tha ai për gazetarët.

Ratifikimi zyrtar do duhet të bëhet pasi vendimi të kalojë përmes votimit në Parlamentin e Turqisë. Finlanda, Suedia dhe Turqia në qershorin e vitit të kaluar arritën një marrëveshje. Turqia shprehu frustrimin e saj lidhur me atë që e sheh si dështim të Suedisë për t’iu përmbajtur zotimeve të marrëveshjes, ndërsa ka shprehur vullnet që Finlanda të ecë drejt anëtarësimit në aleancën perëndimore ushtarake.

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, tha të martën se gjasat që Finlanda të anëtarësohet në NATO para shtetit të tij janë “rritur javëve të fundit”.

Finlanda dhe Suedia hoqën dorë nga politika e mosangazhimit ushtarak dhe majin e kaluar aplikuan për anëtarësim në NATO, pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës. Turqia ka akuzuar Suedinë se është bërë strehë për anëtarët e organizatave që Ankaraja i konsideron terroriste.

Të fundit

Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete...

Asfalti nuk e përballon dot vapën/ Rruga çahet si letër në Missouri

Në shtetin amerikan të Missouri, temperaturat ekstreme të ditëve të fundit kanë shkaktuar një incident të pazakontë: asfalti në një rrugë është çarë papritur,...

Miti i kriminelëve shqiptarë si një alibi e Berishës për humbjen shkatërruese

Një nga alibitë kryesore me të cilat Berisha po përpiqet të justifikojë humbjen e tij shkatërruese të 11 Majit është ndërhyrja e krimit të...

“Jam i zhgënjyer me vlonjatët”/ Arben Malaj: Drejtorët pranuan fajësinë me dorëheqjet

Në  një studio televizive, Arben Malaj është shprehur i zhgënjyer me vendimin e drejtorëve të bashkisë së Vlorës për të dhënë dorëheqjen pas takimit...

Temu i “rrëmben” fronin ChatGPT-së, renditet si më i shkarkuari në Shqipëri

Trendet e botës teknologjike janë gjithmonë në lëvizje dhe kjo pasqyrohet edhe në Shqipëri. Ndryshimet e fundit në sjelljen e përdoruesve shfaqen qartë përmes...

Lajme të tjera

Web TV